Tragjedi e dyfishtë në familjen shqiptare, dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh
11/05/2026 16:13
Një tragjedi e rëndë ka kapluar një familje nga Peja, pasi dy vëllezër kanë humbur jetën brenda pak orësh.
Fillimisht, Gazmend Maloku, i njohur nga të afërmit dhe miqtë si “Meni”, humbi jetën aksidentalisht.
Vetëm pak kohë më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Sipas burimeve, Bashkimi ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në spital, brenda rreth një ore pasi kishte marrë lajmin për humbjen tragjike të vëllait të tij.
Dy humbje të njëpasnjëshme në të njëjtën ditë kanë lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë në Pejë.
Top Channel