Grupi i Punës për Zgjerimin dhe vendet Negociuese me BE njohur si (COELA) do të mblidhet nesër në Bruksel për të diskutuar lidhur me raportin e IBAR për Shqipërinë.
Një ditë përpara kësaj mbledhje, kreu i qeverisë, Edi Rama u pyet në konferencën për shtyp nëse pret që nga kjo mbledhje të miratohet ku raport dhe të ketë një datë për konferencën ndërqeveritare që i hap rrugën nisjes së mbylljes së kapitujve të parë?
“Sa i përket se çfarë ndodh nesër, nuk them asgjë më shumë se sa atë që ne nuk jemi në atë tryezë. Aty na përfaqëson Komisioni Europian, qëllimin tonë e përfaqëson komisioni. Pra Komisioni është dakord që ne I kemi plotësuar 100% të gjitha detyrat për të marrë dritën jeshile për të hyrë në fazën e mbylljes së negociatave. Vendet anëtare bëjnë pyetjet e tyre. Pyetjet nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, por lidhen me piketat përmbyllëse”, tha Rama.
Sipas tij “Vendet anëtare nuk mund ta ndryshojnë atë çfarë është bërë, por bazuar mbi atë që Komisioni ka vënë përpara, vendet anëtare vendosin të ndërhyjnë në piketat përmbyllëse. Për të nënvizuar më shumë një aspekt, për të rritur presionin në një aspekt tjetër, për të thënë në fund që “ne kemi dashur që Shqipëria të ketë bërë më shumë në këtë gjë”.
Nuk ka asgjë nga çfarë i është rrokanisur koka popullit shqiptar “u bllokua, doli ky e doli ai”, gjë që çoi deri në daljen e flamurëve të Gjermanisë te molotovarët. Mjafton të lexosh si funksionon procesi”.
Top Channel