Top Channel/ “Revoltë” në parti kundër Starmer Mbi 70 deputetë laburistë i kërkuan dorëheqjen
11/05/2026 23:12

Presioni ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer është rritur ndjeshëm, pasi më shumë se 70 deputetë të Partisë Laburiste kanë kërkuar publikisht që ai të përcaktojë një afat për largimin nga drejtimi i partisë dhe qeverisë. Kriza e brendshme ka thelluar përçarjet në radhët laburiste, ndërsa Starmer ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Në një fjalim të mbajtur të hënën, ai u shpreh se largimi i tij do ta fuste vendin në kaos politik, duke paralajmëruar se britanikët “nuk do ta falnin kurrë” Partinë Laburiste nëse do të përsëriste paqëndrueshmërinë e së kaluarës. Megjithatë, mbështetja ndaj tij duket se po dobësohet çdo ditë. Burime pranë kabinetit qeveritar kanë lënë të kuptohet se, nëse vala e deputetëve që kërkojnë largimin e tij vazhdon të zgjerohet, disa ministra mund ta këshillojnë privatisht të reflektojë mbi situatën politike. Deri tani, pjesa më e madhe e kabinetit ka zgjedhur heshtjen. Në mesin e figurave që po shtojnë presionin është edhe krahu mbështetës i Andy Burnham (Endi Bërnham), ndërsa aleatë të sekretarit britanik të shëndetësisë Ëes Streeting (Ves Striting) kanë kërkuar një tranzicion të shpejtë në drejtimin e partisë. Nga ana tjetër, një pjesë e deputetëve paralajmërojnë se rrëzimi i Starmer mund të krijojë destabilitet politik dhe t’i hapë rrugë forcimit të Nigel Farage (Najxhell Farazh) dhe partisë Reform UK.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23