Uragani “Henry” ka goditur shtetin amerikan Rhode Island, ku më shumë se 140.000 familje mbetën pa energji elektrike, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët në rajonet Long Island dhe New England për goditje të rrezikshme të uraganit me shpejtësi deri në 95 kilometra në orë, si dhe përmbytje të mundshme.

Moti me stuhi në Rhode Island ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesa, ura e rrugë, dhe më shumë se 140.000 familje janë pa energji elektrike. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ndihma e nevojshme do të sigurohet për personat e pambrojtur në rajon.

Qendra amerikane për ndjekjen e uraganeve tha se uragani “Henry” mund të sjellë reshje të mëdha shiu dhe të shkaktojë përmbytje në disa rajone.

Top Channel