Tragjedi gjatë gjuetisë në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun, i riu humb jetën në vendngjarje
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga qeveri të huaja.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi ku theksohet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë digjitale.
Gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan Eric Wendt vuri në dukje përparimin e vendit në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të rinj përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara.
Në këtë kuadër, ambasada veçoi edhe programe të përbashkëta si CyberNext, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertizës në fushën e sigurisë kibernetike.
“Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Top Channel