Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, J.D. Vance: Ndikuan lufta në Iran dhe kostot e jetesës

04/11/2026 20:02

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka komentuar humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke identifikuar si dy nga faktorët kryesorë luftën në Iran dhe mungesën e vëmendjes ndaj kostos së jetesës.

Në një postim në “X”, Vance u shpreh se përfshirja në konfliktin me Iranin dhe pamundësia për t’u përqendruar te shqetësimet ekonomike të qytetarëve kanë ndikuar në rezultatin elektoral të republikanëve.

Deklarata e zëvendëspresidentit vjen në një moment kur çështjet ekonomike dhe veçanërisht rritja e kostos së jetesës mbeten shqetësime të rëndësishme për amerikanët

Top Channel