Kishte mbushur makinën me teste të shpejta në Serbi/ Ndalohet në kufi kosovari që tentoi t’i kontrabandonte

24/08/2021 16:53

Policia kufitare në Kosovë ka parandaluar kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID-19. Në njoftim bëhet e ditur se, në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardhë oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara.

Në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, drejtuesi i mjetit (shtetas kosovar), që vinte nga Serbia është përgjigjur negativisht.

Makina ka kaluar për kontroll më të detajuar ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19.

Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:

1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë

2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë

3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë

4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.

Mallrat janë konfiskuar, si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Top Channel