Lezhë/ Makina merr flakë në ecje, shkak dyshohet defekt teknik në mjet

24/08/2021 10:02
Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në rrugën e “Ranës së Hedhun”.

Incidenti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:00 në Lezhë. Drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari me iniciale A.S. ka mundur të dalë në kohë nga makina, ndërkohë që shkak dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.

Prokuroria e Lezhës vazhdon hetimet për ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2021, rreth orës 17:00 , në Shëngjin, në rrugën e “Ranës së Hedhun” , ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA