SHBA, shkon në 22 numri i viktimave nga përmbytjet

24/08/2021 01:44

Së paku 22 persona kanë humbur jetën teksa të dielën përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan për 45 të zhdukurit, pasi përmbytje masive përfshinë Tennessee-n në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autostrada në qytetin Waverly ishte e pakalueshme për shkak të shirave të dendur dhe ka pasur ndërprerje të energjisë në qarqet Hickman, Houston dhe Humphreys.

Në ora 20:00 hyri në fuqi ora policore në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë helikopterët dhe ekipet e ndihmës të dërguara në rajon vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.​​​​​​​

Top Channel