Foto ilustruese

Një 47-vjeçar që po dhunonte djalin është arrestuar sot në Vlorë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.B. kishte marrë një thikë dhe po qëllonte ndaj tij. Policia është njoftuar për konfliktin që po ndodhte në lagjen “Pavarësia”. Fatmirësisht, forcat blu kanë ndërhyrë në kohë, në banesën e familjes dhe kanë kapur autorin.

Ndaj 47-vjeçarit rëndon akuza e dhunës në familja.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje. Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë Vlorë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.
Kanosi me mjet prerës djalin e tij, vihet në pranga 47-vjeçari.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel