Edhe muaji shtator do të jtë i hapur për tu vaksinuar të gjithë personat mbi 18-vjeç.

Rritje e numrit të të infektuarve me gati 5 herë më shumë kërkon të ketë sa më shumë qytetarë të vaksinuar në mënyrë që të mos na përsëritet e njëjta situatë si në shkurt e janar, ndërkohë që në shtator nis edhe viti i ri shkollor.

Manastirliu: Shtatori do të jetë një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, ndaj kemi vendosur që sërish të jetë një muaj i hapur për vaksinimet e çdo qytetari mbi 18 vjeç. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor që po afron, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës sonë të përditshme.

Ajo që është e sigurtë është se shtatori do të sjellë një tjetër valë të epidemisë së Covid 19, Manastirliu thotë se janë përgatitur të gjithë skenarët e mundshëm.

Manastirliu: Jemi përgatitur të shtojmë stafet në shërbim të testimit dhe vaksinimit, si edhe të trajtimit të pacientëve që do të kenë nevojë për kujdes mjekësor. Në Institutin e Shëndetit Publik po rrisim kapacitetet e testimit me aparatura të reja laboratorike. Flota e autoambulancave të Urgjencës Kombëtare do të shtohet sërish me 20 autoambulanca të reja, për t’iu përgjigjur edhe më shpejt, edhe më mirë, flukseve potenciale në muajt e ardhshëm.

Në spitalin Infektiv janë duke u trajtuar 84 pacientë, pjesa më e madhe janë të vaksinuar, ndërkohë që ka edhe pak raste të vaksinuar të cilët sipas ministres nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel