Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Vaksina anti-covid nuk ka mikroçip

24/08/2021 18:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kanë thënë se vaksinat kundër covid-19 nuk përmbajnë mikroçipa dhe se ato janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet.

Në një postim në Twitter nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat Anti-COVID nuk përmbajnë mikroçipa.

“A përmbajnë vaksinat COVID-19 mikroçipa? Jo. Vaksinat COVID-19 nuk përmbajnë mikroçipa. Vaksinat janë zhvilluar për të luftuar sëmundjet dhe nuk administrohen për të ndjekur lëvizjen tuaj“, shkruan Ambasada amerikane në Twitter.

Ide të ndryshme si vendosja e një çipi në trupin e njeriut me rastin e marrjes së vaksinës, janë hedhur poshtë. Për këtë nga Ambasada e SHBA-së kanë publikuar edhe një raport ku paraqiten informacione për vaksinat.

 

Top Channel