Pse s’po vijnë afganët? Talebanët kanë nisur kontrollin derë më derë për të gjetur…

24/08/2021 12:21

Që prej 10 ditësh qeveria shqiptare ka gjithçka gati për të pritur refugjatët afganë, por kjo nuk varet nga gatishmëria e qeverisë, gjithçka lidhet me operacionet e shpëtimit që organizohen në terren nga forcat ushtarake amerikane.

Aeroporti në Kabul është shndërruar në një qendër masive refugjatësh që kërkojnë të largohen nga Afganistani. Kaosi në aeroportin e Kabulit është arsyeja kryesore që ka penguar fluturimin për në Shqipëri.

Burimet e gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu nga Kabuli thonë se tashmë talebanët kanë nisur kontrollin derë më derë për të gjetur bashkëpunëtorët e amerikanëve. Talebanët janë të pajisur me një pajisje identifikues, e përdorur edhe nga NATO, për të vërtetuar këta njerëz që kanë bashkëpunuar me qeverinë amerikane.

Top Channel