“Mësojuni vajzave që ndarja është ok!”/ Tayna reagon pas tragjedisë në Ferizaj

24/08/2021 15:43

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë nga dy të rinj në qytetin e Ferizajt. Ajo u la e shtrirë në tokë në dyert e spitalit, pa shenja jete. Ata që e dërguan atje ishin dy të rinjtë, të cilët policia i ka identifikuar si Arbër Sejdiu, dhe Dardan Krivaqa. Ky i fundit sipas familjarëve është bashkëshorti i 18-vjeçares që humbi jetën, e identifikuar si Marigona Osmani.

Pas tragjedisë, ka ardhur reagimi në rrjete sociale edhe i reperes kosovare Tayna.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja e njohur fokusin e ka vënë tek familja duke u bërë thirrje prindërve që t’i lënë derën hapur vajzave të tyre edhe kur ato dështojnë ose gabojnë.

“Ju lutem mësojuni çikave që ndarja është ok!
Me u kthy në shpitë vet është ok!
Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa!
Mësojuni që ai që të rreh NUK TË DON!
Mësojuni lirinë!
Çikës lejani derën çelë e krahët hapur”
, shkruan Tayna në postim.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel