Mbeturinat hidhen në lumin Kir në Shkodër/ Mbetjet urbane pranë varrezave të dëshmorëve prej 20 vitesh

24/08/2021 15:12

Në një kohë që në Shqipëri prej ditësh flitet per zjarret, demet e mëdha që shkaktohen dhe masat parandaluese, në Shkodër thuajse çdo natë, iu vihet zjarri mbeturinave të depozituara prej me shume se 20 vitesh ne brigjet e lumit Kir duke shkaktuar një dem të madh ekologjik.

Banorët tregojnë se si është të jetosh në mes të tymit.

Mbetjet nga më të ndryshmet dhe inertet me materiale të rrezikshme për shëndetin e njeriut, hidhen çdo ditë, në periferi të qytetit, në një mjedis ku janë ‘Varrezat e Dëshmoreve’, e sikur të mos mjaftonte kjo, duke ndotur dhe ndryshuar edhe rrjedhën e lumit Kir.

Top Channel