10/10 21:57
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Haitin ka shkuar mbi 2.200, njoftoi të dielën agjencia e mbrojtjes civile e vendit.
Të paktën 2.207 njerëz kanë humbur jetën dhe 12.268 të tjerë janë plagosur pas tërmetit me magnitudë 7,2 që goditi vendin më 14 gusht.
Me mbi 100.000 shtëpi të shkatërruara ose të dëmtuara nga tërmeti, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë për më shumë se 344 të zhdukur. Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej 10 kilometrash.
Vendi, i cili ka pësuar shkatërrime të mëdha edhte nga tërmeti në 2020, ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.
Top Channel