26-vjeçari me motomjet përplas makinën e policisë, plagosen tre persona mes tyre një polic

24/08/2021 16:44
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, në rrugën “5 Maji” pasi një 26-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me një motomjet është përplasur me një makinë policie.

Policia njofton se për pasojë është dëmtuar 26-vjeçari dhe pasagjeri që ai kishte në mjet, si dhe drejtuesi i makinës së policisë. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë mjekim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 24.08.2021, rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë  me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel