Aksidentohet 16-vjeçari mbi zetor/ E përplas makina në Shkodër-Velipojë

24/08/2021 10:57

Një 16-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti rrugor në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në aksin rrugor Shkodër Velipojë, ndërsa 16-vjeçari është identifikuar si Oltis Geci.

Mësohet se i riu ka qenë duke udhëtuar me një mjet bujqësor dhe është përplasur nga një automjet tip ‘Benz’. Përplasja ka qene e fortë, duke i shkaktuar plage të rënda 16 vjecarit, i cili me pas ndërroi jete.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’, i identifikuar si Luan Lohja.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, ku mjegulla ka krijuar vështirësi në fushëpamje. Aksi rrugor Shkoder – Velipoje, sidomos gjatë stinës se verës që frekuentohet nga pushuesit, mbetet një nder akset me problematike sa i përket aksidenteve ne veri të vendit.

Top Channel