Rritja e shifrave të COVID 19 në vendin tonë ka alarmuar Departamentin Amerikan te Shtetit, i cili i kërkon shtetasve amerikanë që të shmangin udhëtimet me destinacion Shqipërinë.

Amerika e rëndit vendin tone në nivelin e tretë të rrezikshmërisë duke i sugjeruar shtetasit e saj që në pamundësi për të evituar fluturimet drejt Shqipërisë para se të planifikojnë udhëtimin të vaksinohen.

Sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar para se të udhëtoni në Shqipëri. Udhëtarët e pavaksinuar duhet të shmangin udhëtimet jo thelbësore në Shqipëri. Për shkak të situatës aktuale në Shqipëri, të gjithë udhëtarët mund të jenë në rrezik për të marrë dhe përhapur variantet e COVID 19“, thuhet në njoftim.

Krahas pandemisë, DASH njofton shtetasit e saj edhe për një tjetër rrezik që mund të hasin në Shqipëri.

Rishqyrtoni udhëtimet në Shqipëri për shkak të COVID 19. Ushtroni kujdes të shtuar në Shqipëri për shkak të krimit”.

Në njoftimin e bërë për rreziqet që mund të kenë shtetasit amerikan në vendin tonë, DASH ka vendosur të lërë në të njëjtën faqe edhe paralajmërimin e bërë më parë për situatën e sigurisë në Lazarat për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe kultivimit të marijuana.

Top Channel