Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur Ka përfituar nga fakti që fqinji nuk ishte në shtëpi për të hapur një vrimë në murin e tij përmes të cilës t`ia mbushte shtëpinë me gaz.
Tragjedia në provincën e Vercellit në Itali, u arrit megjithatë të shmangej dhe 63 vjecari u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje. Ishte pronari i banesës ai që kuptoi në kohë kurthin e fqinjit. Ai vuri re vrimën në mur dhe pasi kontrolloi, pa se ajo ishte lidhur me një bombolë gazi dhe e përshkonte një tub gome.
Menjëherë, lajmëroi forcat e rendit dhe zjarrfikëset. Burri kishte ndjerë erën e gazit kur kishte hyrë në shtëpi, dhe fillimisht kishte menduar se kishte ndonjë rrjedhje në banesë. Vetëm pak me vone, kishte zbuluar bombolën e vendosur jashtë banesës. Efektivët arritën ta largonin gazin duke siguruar zonën. Rindërtimi fillestar i ngjarjes tregoi se arsyeja e këtij gjesti ekstrem ishin disa zënka të vjetra mes dy fqinjëve.
Top Channel