18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit/ Behgjet Pacolli ofron shpërblim për të gjetur burrin vrasës

24/08/2021 12:02

Behgjet Pacolli ka ofruar shpërblim monetar për këdo që jep informacione për vendodhjen e Dardan Krivaqa, që dhunoi për vdekje gruan e tij, një ditë më parë.

Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë”, shkruan politikani dhe biznesmeni nga Kosova, në një postim në “Facebook”.

18-vjeçarja Marigona Osmani u la e shtrirë në tokë në dyert e spitalit të Ferizajt, pa shenja jete, nga dy djem. Njëri prej tyre ishte Dardan Krivaqa, që ndohet në gjendje arresti, ndërsa tjetri, Arbër Sejdiu është arrestuar.

Dardan Krivaqa është person i njohur për policinë e prokurorinë në Ferizaj. Krivaqa ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale. Ai rezulton të jetë akuzuar për vepra penale “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”.

Top Channel