I dehur bënte manovra në rrugë, shoferi ‘pilot’ tenton të arratiset por ndalet nga policia

24/08/2021 14:25

Shoferi ‘pilot’ dhe pasagjeri që udhëtonte në makinë me të janë ndaluar nga policia e Shkodrës.

Sipas njoftimit të dhënë nga policia mësohet se u vu nën pranga drejtuesi i mjetit, shtetasi V.T., 28 vjeç dhe u procedua penalisht pasagjeri, shtetasi S. S., 27 vjeç, pasi nuk iu bindën urdhrave të policisë për të ndaluar.

Pas konstatimit se një automjet tip “Ford” po bënte manovra në rrugë policia ka ndërhyrë menjëherë për ta bllokuar dhe gjatë marrjes së alkool testit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi V. T., ishte në gjendje të dehur.

Në momentin e shoqërimit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. S., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Top Channel