Edhe Ronaldo në PSG? “Ndoshta” shkruan njeriu që konfirmoi kalimin e Messit në këtë skuadër

24/08/2021 17:37

Khalifa Bin Hamad Al-Thani, i cili konfirmoi kalimin e Lionel Messit në PSG, ka postuar një imazh të Cristiano Ronaldos me fanellë të Paris Saint-Germain me fjalën: ‘Ndoshta?’

Anëtari i familjes Al-Thani që drejton klubin francez, si dhe shtetin e Katarit, ishte ai që mori vëmendjen e të gjithëve derisa shkruante mbi të ardhmen e Leo Messit, përcjellë KosovaPress.

Kur ai ishte një lojtar i lirë dhe Barcelona njoftoi se kontrata e tij nuk do të rinovohej, Al-Thani përditësonte rregullisht llogarinë e tij në Twitter duke siguruar që një marrëveshje ishte bërë me reprezentuesin argjentinas.

Sot ka raporte që Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe ideja për t’u bashkuar me PSG -në ende nuk është braktisur plotësisht.

Tani Al-Thani i ka ndezur zjarrin duke postuar një imazh të Messit dhe Ronaldos që qëndrojnë krah për krah, të dy të veshur me fanellat e Paris Saint-Germain.

“Ndoshta?” ishte mbishkrimi i vetëm, i shkruar në tri gjuhë të ndryshme.

Në mënyrë të pashmangshme, PSG është një nga klubet e vetme që mund të përballojë pagën e Ronaldos prej 30 milionë eurosh në sezon, por Juve duhet të shesë me 30 milionë euro për të shmangur humbjen ndaj ish-yllit të Real Madridit.

 

Top Channel