Heroinë në makinë dhe plagosje me thikë për motive të dobëta, 3 të arrestuar në Tiranë

24/08/2021 14:20

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga tre persona ditën e sotme.

U arrestuan shtetasit M.Z. 34-vjeç, dhe pasagjerja H.B. 39-vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e e 34-vjeçarit i cili po drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, forcat shqiponja gjetën dhe sekuestruan heroinë.

Ndërkaq, një pranga është vënë edhe një 38-vjeçar i cili për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin E.S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 38 vjeç, sepse më datë 23.08.2021, në rrugën “Jordan Misja”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel