E hënë, 14 Dhjetor 2020
17:18
SHBA, fati i Senatit/ Nis beteja për dy vende në Xhorxhia

Në shtetin e Xhorxhias filloi votimi i hershëm në dy gara balotazhi, që do të përcaktojnë se cila parti do të ketë shumicën në Senatin amerikan, kur të mblidhet kongresi i ri në janar.

17:11
Në SHBA jepet vaksina e parë kundër COVID-19

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 nisi të hënën në Shtetet e Bashkuara – vendin me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave.

17:09
​Biden: Marrëveshja e Dejtonit solli paqen, por puna në Bosnjë mbeti e papërfunduar

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Joseph Biden, deklaroi sot se marrëveshja e Dejtonit solli paqen në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe konfirmoi sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e saj, por që puna për promovimin e drejtësisë, pajtimin dhe një shtet funksional, multietnik mbeti e papërfunduar.

17:08
“Kam parë një UFO, dukej gati si krimb”/ VIP-at që besojnë tek alienët

Ekzistenca e jashtëtokësorëve ka ngjallur e vazhdon të ngjallë debate pafund, në të cilat kombinohen matematika e fortë, provat shkencore, komplotet e ndërlikuara, një habi e ngjashme me atë të një fëmije, e që prej shekujsh nuk kanë marrë një përgjigje të saktë.

17:06
Gara për Gjykatën Kushtetuese, ambasadorja Yuri Kim: Sapo presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata do jetë funksionale

Pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi sot në Parlament listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e cila ka përshëndetur këtë proces.

16:57
Zogu në Florida kapet duke ngrënë një aligator të tërë pa e përtypur (foto+video)

Natyra shpesh mund të jetë mizore dhe kafshët e egra nuk duket se ‘kanë shumë respekt’ për njëra-tjetrën.

16:53
Trejsi Sejdini tregon shifrën për të cilën do luante në një film erotik!

Modelja dhe ish Miss Universe Albania në vitin 2018, Trejsi Sejdini di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e mediave rozë.

16:47
COVID-19 në vend/ MSH: 661 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 661 raste të reja me Covid dhe kanë humbur jetën 13 qytetarë në 24 orët e fundit, në vendin tonë.

16:45
I famshmi i memeve, Genc Sejko deklaron se kërkesa për rrëzimin e qeverisë është “non sens”. Ja përse…

I ftuar përmes një lidhjeje në Skype për emisionin “Top Talk”, Genc Sejko tha se protesta e sotme do të zhvillohet në orën 6 të pasdites dhe se ajo që është kërkuar që në fillim nga protestuesit, mbetet po e njëjta: dorëheqja e Ardi Veliut dhe reformimi i policisë.

16:35
Vrasja e Klodian Rashës, familjes së 25-vjeçarit do t’i jepet çdo muaj 75 mijë lekë

Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një trajtimi të veçantë financiar ndaj familjes së të ndjerit Klodian Rasha.

16:33
Bukuroshet në bikini gjobiten për shkelje të rregullave gjatë “duelit” në shatërvanin spanjoll, në 4.30 të mëngjesit (Video)

Dy vajza të veshura me bikini u kapën që fundmi duke bërë ‘twerk’ në një shatërvan publik në orët e para të mëngjesit ne Sevila te Spanjes, duke shkaktuar një hetim policor për shkelje të rregullave anti-Covid-19.

16:26
Kurrë mos thuaj kurrë!/ Ndryshimet drastike të njerëzve pasi ranë në peshë (FOTO)

Për disa njerëz, humbja e kilogramëve të tepërt është shumë e vështirë e ndonjëherë për ta duket e pamundur. Por kurrë mos thuaj kurrë, pasi nëse i ke vënë një qëllim vetes, sigurisht që mund ta arrish atë.

16:18
Avokati: Haga konfirmon aktakuzën kundër Haradinajt dhe Gucatit

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi aktakuzën kundër dy udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njoftoi të hënën avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi.

16:14
Trump-i dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë nuk do të vaksinohen menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se punonjësit e Shtëpisë së Bardhë dhe ai vetë nuk do të vaksinohen menjëherë kundër koronavirusit (COVID-19), nëse nuk është e nevojshme.

16:10
​PSG del me komunikatë mbi lëndimin e Neymarit

Ekzaminimet mjekësore të Neymarit mbi dëmtimin e kyçit të këmbës që ai pësoi në humbjen ndaj Lyonit janë “qetësuese” por sulmuesi i Paris Saint-Germain do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme.

16:07
Koreja e Jugut mobilizon ushtrinë dhe mbyll shkollat si pasojë e COVID-19

Koreja e Jugut ka mobilizuar ushtrinë e saj dhe ka mbyllur shkollat, teksa rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) arritën kulmin gjatë fundjavës.

16:03
​PDK: Skandaloz vendimi për 1 muaj pushim dimëror për nxënësit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Profesor Muzafer Shala mbajti sot një konferencë për media, përmes së cilës denoncoi mënyrën e dobët të organizimit të procesit arsimor nga qeveria.

15:51
Kompania CureVac nis testimin final për vaksinën kundër COVID-19

Kompania bioteknike gjermane CureVac ka nisur fazën e fundit të provave klinike për CVnCoV, kandidati i vaksinës kundër COVID-19.

15:50
Thyerja e masave të COVID, gjobiten 1378 qytetarë gjatë ditëve të fundit

1334 persona  janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse, ndërsa 6 shtetas janë ndëshkuar me nga 700.000 lekë, pasi nuk zbatuan vetëkarantinimin e detyrueshëm.

15:45
Udhëtim në 2200 metra lartësi/ Të pasionuarit e garave Rally arrijnë majën Kallkan në Librazhd

Një nga sportet e veçanta dhe shumë të kushtueshme është ai i Rally-t, një kategori garash me makina që disa të rinj, apo “Naçut”, siç e quajnë grupimin e tyre, e shprehin në mënyrë pasioni.

15:42
Kosovë ndërrojnë jetë 5 persona, 329 të infektuar me COVID gjatë 24 orëve

Kosova ka regjistruar 329 raste pozitive me COVID ditën e sotme, ndërsa 5 persona kanë ndërruar jetë.

15:35
Gjykata e Durrësit liron 7 të arrestuarit e protestës për Klodian Rashën

Gjykata e Durrësit ka liruar shtatë të arrestuarit për protestën e organizuar në Durrës për Klodian Rashën. 

15:32
Pemë të reja për Tiranën/ Mjeku Ilvi Begolli dhe moderatorja Bora Zemani i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranë

Bora Zemani, moderatore e emisionit “Për’Puthen” në Top Channel dhe mjeku ortoped Ilvi Begolli, iu bashkuan iniciativës së përvitshme të Bashkisë së Tiranës në mbjelljen e pemëve. 

15:27
Jepen masat për protestuesit, policia blindon gjykatën në Tiranë (Fotot)

Sot janë dhënë masat për të arrestuarit nga protestat për Klodian Rashën, ndërsa policia ka blinduar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

15:23
I riu që zbukuron qytetin/ Në prag të festave, 28-vjeçari pikturon muret dhe dyqanet e Vlorës

Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e një telajoje e të bojërave të vajit për të realizuar pikturat e tij, e detyrojnë Harilla Ibrahimin të pikturojë nëpër muret apo vitrinat e lokaleve dhe restoranteve të qytetit të tij, Vlorës.

15:21
Misteri i monolitëve/ Instalacioni i radhës “zbulohet” nga arushët në SHBA (video)

Postimet e preferuara të internetit kohët e fundit mbi shfaqjen dhe zhdukjen e monolitëve misteriozë në vendndodhje të largëta, kanë mbajtur në ankth njerëzit në të gjithë globin. Por me sa duket nuk janë vetëm njerëzit të magjepsuar nga këto objekte të panjohura.

15:20
Meta: 71% e punonjësve të administratës publike nuk do kenë rritje të pagës

Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se për 71% të punonjësve të administratës publike nuk do ketë rritje të pagës.

15:08
Pandemia, 29,600 të papunë më shumë/ Ekspertët presin që papunësia të shtohet deri në 100 mijë persona

Pandemia Covid-19 ka goditur tregun e punës. Të dhënat e Instat-it tregojnë se në tremujorin e tretë rezultojnë mbi 29 600 persona më pak të punësuar se kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës.

15:07
Personazhet publike thirrjeve protestuesve për t’u distancuar nga aktet e dhunës, Bledi Strakosha: Janë pasuria jonë e përbashkët

Personazhe të njohur publikë në Tiranë kanë shtuar thirrjet për distancim nga aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit.

15:01
Ledri Vula, baba për herë të parë!

Këngëtari Ledri Vula dhe blogerja Sara Hoxha janë bërë prindër për herë të parë.  

14:56
Monitorim nga ajri me dronë/ Kontrolle në fundjavë, arrestohen 2 shoferë të dehur në Berat

Gjatë fundjavës, dy persona janë arrestuar në Berat, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

14:56
Lirimi i fëmijëve nga kampet në Siri/ Medalje trimërie për 2 oficerët e Antiterrorit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar me Medaljen e Trimërisë dy oficerët e Antiterrorit, Drejtorin Gledis Nano dhe oficerin Indrit Doda, për kontributin në shpëtimin e jetës së disa fëmijëve që u evakuuan nga kampet në Siri.

14:54
Manastirliu inspekton qendrën e re shëndetësore të Vaqarrit: Deri tani janë vaksinuar 200 mijë qytetarë, vijon vaksinimi kundër gripit në çdo qendër shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e re shëndetësore në Vaqarr, ku sapo ka përfunduar rikonstruksioni i plotë, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

14:43
Kina konfirmon ndalimin e punonjëses së Bloomberg

Ministria e Jashtme e Kinës ka konfirmuar se një punonjëse kineze e Bloomberg News është arrestuar nën dyshimin për aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

14:38
Vrasja e Klodian Rashës/ Cila ishte jeta e mëparshme e Nevaldo Hajdarajt, efektivit të policisë që i mori jetën 25-vjeçarit

Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së jetës së Nevaldo Hajdarajt, oficerit së policisë që vrau Klodian Rashën.

14:33
Protestat për Klodianin/ Diskutime në emisionin “Shqipëria Live”

Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së personazheve që u dalluan në protestën e vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

14:29
Pandemia në Kroaci/ 65 viktima dhe 1.472 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve

Në Kroaci janë regjistruar 65 viktima dhe 1.472 raste të reja me COVID-19.

14:22
SHBA gati për vaksinimet e Pfizer-BioNTech

Rreth 11 muaj pas rastit më të hershëm të regjistruar nga COVID  në SHBA, punonjësit mjekësorë po përgatiten t’i japin dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech.

14:19
Investigimi i Top Story/ Prokuroria nis hetimin për Iute Credit, mashtroi me kreditë

Pas denoncimeve të shumta të publikuara në emisionin investigativ Top Story në Top Channel për mashtrimet e institucioneve bankare nëpërmjet kredive dhe përqindjeve të larta, prokuroria ka nisur hetimet për rastet konkrete.

14:17
“Drejtësi për Klodianin”/ Ngjela: Është barbari, jo protestë. Kikia: Të protestuarit është gjithmonë gjë e mirë

Në studion e Shqipëria Live u diskutua për protestat që janë zhvilluar këto 5 ditë në Tiranë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

14:16
Meghan Markle shfaqet në specialen e CNN-it/ Nderon heronjtë e pandemisë

Meghan Markle u shfaq papritur në specialen e CNN-it, “Heronjtë”, për të falënderuar të gjithë personat që gjatë emergjencës së koronavirusit janë shqetësuar për të tjerët.

14:07
SHBA, hakerat rusë sulmojnë Departamentin e Thesarit

Hakera që dyshohet se janë rusë kanë hyrë në rrjetet e qeverisë amerikane, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe atë të Tregtisë, si pjesë e një fushate disa mujore globale të spiunimit kibernetik, që besohet të ketë shënjestruar edhe qeveri të tjera dhe korporata të mëdha.

14:05
Goditi punonjësin e policisë për shkak të detyrës, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi goditi një punonjës të policisë për shkak të detyrës.

13:58
Në pranga 2 grekë/ Akuzohen për spiunazh, thuhet se i dhanë Turqisë informacione

Dy shtetas grekë akuzohen për spiunazh për llogari të Turqisë. Dy të pandehurit thuhet se i kanë dhënë Turqisë informacione rreth ushtrisë greke në Detin Egje.

13:52
Të frymëzuar nga Mao/ Wuhan, rikthehet noti në lumin Yangtze

Duke qëndruar pranë një fotoje të madhe të Mao Zedong-ut, Shen Peihua kujton momentin kur ajo rifilloi notin e përditshëm në lumin Yantze, në Wuhan, pas izolimit të gjatë të koronavirusit në qytetin kinez.

13:51
Aktiviteti “Miqtë e Fëmijëve”, Ruçi: Mbrojtja e fëmijëve, misioni ynë si legjislatorë, prindër e qytetarë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtoi mbledhjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” ditën e sotme.

13:49
Spartak Ngjela kundër protestave: Është barbari, janë të paguar nga korrupsioni

Avokati Spartak Ngjela kundërshton protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë duke i konsideruar barbare.

13:47
Votohet pas 12 vitesh/ Mostari, simbol i ndasive në Bosnje

Nina Popovic ka patur të drejtë vote prej një dekade, por nuk ka mundur kurrë deri më tani të thotë fjalën e saj për lidershipin në qytetin e saj të lindjes në Bosnje, Mostar.

13:42
Britania dhe BE-ja… edhe një shans i fundit!

Negociatorët nga Britania e Madhe dhe BE-ja do të fillojnë një përpjekje tjetër për të arritur një marrëveshje mbi tregtinë pas Brexit-it, pasi të dyja palët ranë dakord për të nisur edhe një raund shtesë bisedimesh.

13:36
Vrasje me paramendim dhe drogë/ OFL piketon 3 persona në Durrës, brenda 48 orëve duhet të deklarojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve.

13:32
​Mediat spanjolle, thirrje Luis Enriques-it: Kujdes nga këta dy lojtarë të Kosovës

Kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, tashmë dihet se e kanë vendosur Kosovën dhe Spanjën në Grupin B dhe ballafaqimi i tyre i parë do të zhvillohet në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm.

13:27
Chelsea – Atletico, Barcelona – PSG/ Përballje drithëruese në Ligën e Kampionëve

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti i Ligës së Kampionëve për fazën 1/16 të eliminimeve direkte që zhvillohet me dy ndeshje më sistemin vajtje-ardhje.

13:24
Shuhet në moshën 89-vjeçare romancieri i veprave të spiunazhit dhe ish-spiuni britanik

Romancieri i veprave të spiunazhit dhe ish-spiuni britanik, John le Carré ndërron jetë nga pneumonia në moshën 89-vjeçare.

13:13
Shi meteorësh në qiell/ Mund ta shikoni këtë mbrëmje

Shiu i meteorëve Geminid, ishte një nga shfaqjet më aktive dhe të mahnitshme të këtij viti, sipas shoqërisë amerikane të meteorëve. Kulmi i shiut të meteorëve këtë vit, arrihet mbrëmjet e 13 dhe 14 dhjetorit dhe nëse qiejt do të jenë të pastër, do të shihet një spektakël i bukur topash zjarri.

13:12
Aksioni antidrogë në Vlorë/ Pezullohet shefi i krimeve të Himarës

Operacioni i madh antidrogë në Vlorë solli boshatisje të policisë së Himarës.

13:08
Çfarë po ndodh? “Bie” Youtube dhe Gmail në mbarë botën

Përdoruesit në të gjithë botën u përballën të hënën me probleme në aksesin në shërbimet e Google përfshirë Gmail dhe Youtube. Shërbimet e Google, përfshirë Gmail, Youtube dhe Google Drive, nuk mund të përdoreshin nga shumë përdorues.

12:54
Aksioni i madh antidrogë në Vlorë/ 6 muaj hetime, 27 të arrestuar, mes tyre inspektorë! Pezullohet shefi i krimeve

Një hetim 6 mujor nga policia solli arrestimin e 27 personave ditën e sotme në Vlorë në një aksion të madh antidrogë gjatë orëve të para të mëngjesit.

12:45
Italia do të shtojë masat anti-covid për festa

Qeveria italiane do të vendosë masa të reja për periudhën e festave, për shkak të shtimit të rasteve ditët e fundit.

12:38
Gjyqtarja e Apelit Administrativ Rilinda Selimi, konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja e Apelit Administrativ Rilinda Selimi është konfirmuar në detyrë.

12:33
Turqia përfundon karantinën e fundjavës

Turqia përfundoi karantinën e fundjavës, ndërsa shtetrrethimi filloi të premten në ora 21:00 dhe përfundoi të hënën në 5:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

12:25
Perceptimet për vitin 2020/ A ishte viti më i keq?

Revista e përjavshme amerikane “Time” i vuri kryqin 2020-tës, duke e cilësuar vitin më të keq, që kemi patur.

12:17
Kiara Tito flet pas shërimit nga Covid-19

Moderatorja Kiara Tito tregoi se sapo ka kaluar koronavirusin dhe duket në gjendje të mirë.

12:09
Protestat për Klodian Rashën, Policia e Shtetit: Tashmë çështja në dorë të drejtësisë, s’do tolerohet asnjë grumbullim

Pas protestave të shumta në shumë qytete të vendit pas vrasjes së Klodian Rashës, Policia e Shtetit ka thekuar se nuk do tolerohet asnjë grumbullim që kundërshton masat anti-covid.

12:07
Nis punën linja 400 kv me Kosovën/ Fuqizohet blloku energjetik Shqipëri- Kosovë në tregun ndërkombëtar

Shqipëria dhe Kosova nisën sot transmetimin e energjisë elektrike përmes linjës 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona.

12:03
Sekuestrohen mbi 1 ton kanabis në Turqi

Forcat turke të sigurisë sekuestruan 1.016 kilogramë marijuhanë gjatë operacioneve kundër narko-terrorizmit në Turqinë juglindore.

12:03
Emiratet Arabe 2 miliard euro investim, transformohet Porti i  Durrësit

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe parashikon transformimin e porit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet. 

12:00
Vaksina e Pfizer/ SHBA, shpërndahet nëpër shtete

Presidenti Donald Trump ka refuzuar një plan që zyrtarët e shtëpisë së bardhë të merrnin vaksinën e koronavirusit në ditët në vijim.

11:52
Lleshaj pas dorëheqjes: 2020-ta shënon vitin me minimumin e kanabisit të trafikuar drejt Italisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u dorëhoq pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic tha se 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga vendi ynë.

11:46
Pandemia në Evropë/ Mbyllje të reja për festa

Kancelarja Angela Merkel dha urdhër për mbylljen e vendit gjatë Krishtlindjes mes një shtimi alarmues të rasteve të koronavirusit në Gjermani.

11:42
Sot vuloset fitorja/ SHBA, mblidhet Kolegji Elektoral

Kolegji Elektoral mblidhet sot për të zgjedhur zyrtarisht Joe Bidenin si fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ndërkohë që Presidenti Trump vazhdon të mos e njohë rezultatin.

11:41
Trump refuzon të marrë vaksinën këtë javë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës refuzon planin që parashikonte marrjen e vaksinës nga zyrtarët e lartë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

11:38
Bashkëpunimi elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, Rama: Në një të ardhme të afërt do të jemi pjesë e rrjetit europian

Sot nis transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës,duke rritur kapacitetet elektro-energjetike mes dy vendeve.

11:23
Mbyllja e Gjermanisë deri më 10 janar – Ambasada me njoftim për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka bërë një njoftim publik referuar kosovarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë në landet gjermane.

11:23
Linjë e re transmetimi me Kosovën/ Rama: Nuk u vu në punë se vuri veton Serbia! Ja pse duhet Shengeni rajonal

Kryeministri Edi Rama ishte sot në dispecerinë e OST , ku nga sot nisi operimi i pavarur i Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë.

11:19
Filmonte lëvizjet e ushtrisë greke në Egje/ Spiuni rrëfen detaje

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me spiunazhin e dy myslimanëve grekë në Rodod, pas dëshmisë marinarit 55-vjeçar dhe buletineve të sigurimit.

11:17
Bashkëpunimi elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, Balluku: Një gur kilometrik, na bën një fuqi eksportuese

Nga sot nis operimi në sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, një bashkëpunim midis dy shteteve.

11:16
Dosja 339/ Prokuroria jep pretencën për bandën e Shijakut

Prokuroria ka dhënë pretencën për pjestarët e bandës së Shijakut, pjesë e dosjes 339

11:06
Covid-19 shuan ish-trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Otto Barić

Futbolli shqiptar qan Otto Baric-in.

10:59
Koreja e Jugut mbyll shkollat prej pandemisë së COVID

Koreja e Jugut ka mobilizuar ushtrinë e saj dhe ka mbyllur shkollat pasi rastet e COVID-19 arritën kulmin gjatë fundjavës.

10:45
Imzot George Frendo: Shmangni vandalizmat. Reagimi i Arqipeshki Frendo për protestat pas vrasjes së Klodian Rashës

Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë, George Frendo ka reaguar në lidhje me protestat e ndodhura në Tiranë ditët e fundit.

10:37
Durrës/ 60 vjeçarja kërcënon të djegë veten me benzinë, policia parandalon aktin ekstrem

Një grua rreth të 60-ve ka tentuar të bëjë një akt vetëflijues në qendër të qytetit të Durrësit.

10:30
Andrra Destani zbulon gjininë e fëmijës së dytë (Fotot)

Përmes disa fotove të postuara në profilin e saj në Instagram, moderatorja Andrra Destani tregon se është në pritje të një djali.

10:26
Veliu bën bilancin: 37% lëndë narkotike më pak drejt Italisë në 2020! 17 punonjës në hetim, 3 janë përjashtuar!

Në një konferencë të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane online, lidhur me rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit 2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veli ka bërë me dije se gjatë vitit 2020 janë kryer 143,844 kontrolle në terren.

10:18
Ministrja e Arsimit paralajmëron: Periudhë e vështirë, pushime më të gjata se vitet e tjera

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ishin në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

10:17
Vajza dy vjeçare nuk vendosi maskën, policia zbret nga avioni çiftin në Amerikë

Një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përjashtua nga avioni ku do të udhëtonte pasi vajza e tyre dy vjeçare nuk pranonte të vendoste maskë.

10:15
Aksion i madh antidrogë në Vlorë/ 28 të arrestuar, dy në kërkim

Një aksion antidrogë është zhvilluar në Vlorë ku 28 persona janë arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim.

10:12
Dy grekë akuzohen për spiunazh për Turqinë. A do të intensifikohen tani tensionet?

Dy të pandehurit thuhet se i kanë dhënë Turqisë informacione rreth ushtrisë greke në Detin Egje. A do të intensifikohen tani tensionet?

10:12
Goditën 39-vjeçarin, arrestohet një person, në kërkim tre bashkëpunëtorët

Një 37-vjeçar është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim pasi 3 bashkëpunëtorët e tij, pasi goditën një qytetar për motive të dobëta në Berat.

10:06
Arrestohet 31-vjeçari në Berat, goditi me dhunë dhe tentoi t’i vidhte makinën një qytetari

Arrestohet 31-vjeçari në fshatin Drenovicë në Berat, pasi goditi me mjete të forta një qytetar dhe tentoi t’i vidhte makinën.

10:01
Përplasje në Nigeri, vriten 20 terroristë të organizatës “Boko Haram”

Së paku 20 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram u vranë në një operacion në Nigerinë verilindore.

09:56
Pandemia në Afrikë/ Mbi 2 milionë e 390 mijë të infektuar me COVID

Numri i të infektuarve me COVID-19 në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 390 mijë.

09:49
Stresi heq dorë nga protesta: Kauza ime kaq ishte!

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shprehur se kauza e tij në protestën për Klodianin kaq ishte.

09:45
Testet e shpejta, mjekja: Nga data 20 dhjetor do bëhen në gjithë Tiranën

Testet e shpejta të antigjenit nisën që prej të hënës së kaluar në vend. Në fakt kryeqyteti u përcaktua si pikënisja e këtyre testeve, pasi që nga fillimi i pandemisë Tirana që qenë kryevatra e përhapjes së infeksionit me numrin më të lartë si të infektuarve, por edhe humbjeve të jetës.

09:40
Pandemia në SHBA/ Mbi 30 mijë amerikanë kanë vdekur nga në 13 ditët e para të dhjetorit

Mbi 30 mijë persona kanë ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara nga COVID-19 në 13 ditët e para të dhjetorit.

09:35
Protesta për Klodian Rashën, vihen nën hetim 10 persona në Bulqizë

10 persona janë vënë nën hetim pasi morën pjesë në protestën për Klodian Rashën.

09:26
​Kandidati për president i Barcelonës i ashpër me Leo Messin: Ja pse mund të largohet

E ardhmja e Lionel Messit me skuadrën e Barcelonës vazhdon të mbetet e paqartë përkundër faktit se ai vendosi të qëndrojë në “Camp Nou” verën e kaluar kur paraprakisht kërkoi edhe zyrtarisht të largohet.

09:15
Fotot/ Të shtëna me armë në një katedrale në New York, momenti kur autori qëllon

Të shtëna me armë zjarri ndodhën në një ceremoni Krishtlindjesh në një katedrale në NewYork pasditen e së djelës, ku autori mbeti i vrarë.

09:12
Pas protestës së djeshme! Policia bën bilancin: 4 të arrestuar, procedohen penalisht 46 të tjerë

Policia ka bërë bilancin pas protestës së djeshme në Tiranë, ku qytetarë të shumtë protestuan për vdekjen e Klodian Rashës. 4 janë arrestuar në flagrancë dhe 46 shtetas të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

09:07
Sulm kibernetik ndaj disa agjencive amerikane

Hakerë të dyshuar rusë kanë hyrë në rrjetet e qeverisë amerikane, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe atë të Tregtisë, si pjesë e një fushate disa mujore globale të spiunimit kibernetik, që besohet të ketë shënjestruar edhe qeveri të tjera dhe korporata të mëdha.

08:56
Corona dhe virologët gjermanë: Nga dashuria në urrejtje

Virologët gjermanë u vunë në qendër të vëmendjes gjatë muajve të pandemisë. Por një shkallë kaq e madhe njohjeje, sjell me vete edhe urrejtje.