Të frymëzuar nga Mao/ Wuhan, rikthehet noti në lumin Yangtze

14/12/2020 13:52

Duke qëndruar pranë një fotoje të madhe të Mao Zedong-ut, Shen Peihua kujton momentin kur ajo rifilloi notin e përditshëm në lumin Yantze, në Wuhan, pas izolimit të gjatë të koronavirusit në qytetin kinez.

“Isha shumë e lumtur, sikur rilinda përsëri”, thotë 68-vjeçarja.

Edhe në temperatura dimri, prej rreth 15 gradësh Celcius, një numër burrash dhe grash zhyten në ujërat e kafenjta të ujit dhe notojnë në distanca të gjata. Tradita është më e hershme se lideri Mao, por u ngulit në ndërgjegjjen e Wuhan-it në vitin1966, kur themeluesi 73-vjeçar i partisë komuniste të Kinës lancoi një rikthim politik me një inskenim të kujdesshëm noti në lumë për të provuar se ai ishte në shëndet të mirë.

Bregu i lumit është zakonisht i mbushur me njerëz që këndojnë, kërcejnë, ngrenë balona, peshkojnë apo thjeshtë bëjnë një shëtitje romantike. E gjithë kjo ndaloi kur koronavirusi u shfaq në Wuhan rreth një vit më parë. Qyteti me 11 milionë banor u vu në izolim strikt në janar, izolim ky që zgjati për 76 ditë. Disa madje kishin edhe frikë se uji i lumit mundej në ndonjë mënyrë të mbante virusin që i mori jetën rreth 4 mijë vetëve në Wuhan, sipas shifrave kineze.

I gjatë rreth 6300 kilometra dhe me shtrirje nga Tibeti në detin e Kinës lindore, Yangtze është lumi i tretë më i gjatë në botë.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel