Aktiviteti “Miqtë e Fëmijëve”, Ruçi: Mbrojtja e fëmijëve, misioni ynë si legjislatorë, prindër e qytetarë

14/12/2020 13:51
Aktiviteti “Miqtë e Fëmijëve”

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtoi mbledhjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” ditën e sotme.

Mbledhja diskutoi mbi problemet e shkaktuara nga pandemia Covid-19 mbi fëmijët. Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve,  Evis Kushi, raportoi mbi masat e Qeverisë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Zëvëndësministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri, raportoi mbi masat e Qeverisë në mbrojtje të shëndetit të familjeve dhe të fëmijëve si pasojë e Pandemisë.

Të ftuar të veçantë të kësaj mbledhjeje ishin edhe një grup fëmijësh, nga Kamza, Mamurrasi dhe Durrësi.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, paraqitën rekomandimet e tyre për përmirësimin e masave të Qeverisë për përballimin e situatës së pandemisë prej institucioneve shtetërore për fëmijët.

Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, paraqiti vlerësimin e OKB mbi përgjigjen e Qeverisë Shqiptare ndaj pandemisë së Covid 19 dhe nevojave të veçanta për mbrojtjen e fëmijëve.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare të mbrojtjes së fëmijëve si, UNICEF, Vizioni për Botën, Shpëtoni Fëmijët etj, pjesëmarrës në takim, diskutuan dhe paraqitën vlerësimet dhe rekomandimet e tyre.

Top Channel