Qeveria italiane do të vendosë masa të reja për periudhën e festave, për shkak të shtimit të rasteve ditët e fundit.

Pas lehtësimit të disa masave siç është hapja e bareve dhe restoranteve u vunë re grumbullime të mëdha duke shtuar numrin e infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Tashmë i gjithë vendi konsiderohet zonë e kuqe.

Sipas mediave pritet që nga data 24 dhjetor do të mbyllen lokalet, dyqanet dhe restorantet në fundjave dhe për pushime. Shtetrrethimi parashikohet të nisë në orën 18:00.

Italia është një nga shtetet më të prekura nga pandemia në Europë, me shifra të larta humbje jetësh.

Burimi: La Repubblica

Top Channel