Testet e shpejta të antigjenit nisën që prej të hënës së kaluar në vend. Në fakt kryeqyteti u përcaktua si pikënisja e këtyre testeve, pasi që nga fillimi i pandemisë Tirana që qenë kryevatra e përhapjes së infeksionit me numrin më të lartë si të infektuarve, por edhe humbjeve të jetës.

Testet e shpjeta të angjenit, u vlerësuan nga autoritetet e shëndetit si mjaft të rëndësishme për të dhënë një panoramë më të qartë të situatës, për të përcaktuar vatrat ku duhet ndërhyrë në izolimin e virusit SarsCov2.

Mjekja epidemiologe, Ermelinda Murati tha në “Wake Up” se këto teste japin rezultatin në kohë reale, duke bërë të ditur se nga data 20 dhjetor do të shpërndahen në disa qendra shëndetësore.

“Testet e shpejta kanë atë rëndësinë e veçantë, sepse e japin infeksionin aktual në kohë reale. Testet e shpejta të antigenit kanë mënyrën e diagnostikimit, të depistimit dhe të survejancës epidemiologjike.

Për sa i përket diagnostikimit nga testet e shpejta të antigenit, këtu futen ata kategori njerëzish që kanë infeksion aktual, që zbulohet nëpërmjet testit të shpejtë.

Ky është një test mjaft i mirë për përcaktimin e infeksioni real në kohë reale. Bëjnë një numër të konsiderueshëm testesh të shpejta, pa lënë mënjanë edhe testet e PCR.

Marrim referimet nga mjeku i familjes dhe 127 dhe përcaktojmë në bazë të kritereve se cilët qytetarë duhet të bëjnë testin e shpejtë.

Është shpërndarë fillimisht te ne si epidemiologe të terrenit dhe pastaj nga data 20 do bëhet në gjithë Tiranën, duke përfshirë 6-10 qendra kryesore”, sqaroi mjekja.

Top Channel