Koreja e Jugut mbyll shkollat prej pandemisë së COVID

14/12/2020 10:59

Koreja e Jugut ka mobilizuar ushtrinë e saj dhe ka mbyllur shkollat pasi rastet e COVID-19 arritën kulmin gjatë fundjavës.

Vendi ka raportuar 1.030 raste me koronavirus të dielën, shifra më e lartë që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Yonhap, ushtria tha se ka vendosur 379 oficerë të saj të Njësisë Speciale në qendrat e shëndetit publik për të ndihmuar trajtimin e situatës së COVID-19.

Ndërkohë, shkollat janë udhëzuar të zhvillojnë mësimin vetëm online. Pjesa më e madhe e stacionimit është bërë në kryeqytetin Seul dhe zonat përreth tij.

Armata tha se ushtarët do të kryejnë gjurmimin e kontaktit, menaxhimin e të dhënave dhe transferimin e mostrave për testet e virusit për dy muaj.

Koreja e Jugut deri më tani ka raportuar 43.484 raste me COVID-19, përfshirë 587 vdekje. Qeveria javën e kaluar në zonën e kryeqytetit të Seulit ashpërsoi masat e distancimit social, aktualisht në nivelin 2.5, i dyti më i larti nën kufizimet e virusit me pesë nivele.

 

Top Channel