Trump siguron pas telefonatës me Putin: Nuk kemi qenë kurrë më afër fundit të luftës ne Ukrainë

21/10/2026 22:47

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se fundi i luftës në Ukrainë është afër, ndërsa falënderoi Rusinë për lirimin e Stephen Hubbard, një amerikan i cili u mbajt atje për katër vjet.

“Ne nuk dhamë asgjë në këmbim”, tha ai për Hubbard.

“Ditën tjetër, po bisedoja me Vladimir Putinin për zgjidhjen e luftës së tij me Ukrainën, dhe mendoj se po i afrohemi vërtet kësaj. Mund të mos kemi qenë kurrë kaq afër”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump ka bërë deklarata të tilla. Megjithatë, përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit deri më tani kanë dështuar, me Moskën që mbetet e palëkundur në kërkesat e saj.

Top Channel