Karriget e vendosura para kryeministrisë nga Edi Rama, si një ftesë për dialog me pedagogët dhe studentët që kanë dalë në protestë, edhe sot u refuzuan.

Të mbledhur që në orët e para mëngjesit të sotëm para zyrës së Ramës, ata i thyen dhe i hodhën pranë derës së institucionit, duke lënë kështu të kuptohet se nuk duan të dialogojnë.

Ndërkohë, Rama e kishte edhe sot një përgjigje për këta të fundit, duke i ironizuar dhe duke i shkruar në thonjëza fjalën pedagogë.

““Pedagogët” erdhën sot përsëri…”, shkruan Rama krahas videos me pamje nga ‘aksioni’ sot.

Top Channel