Nga telefonata e fundit me të shoqen te gjetja i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari dyshohet se u vetëvra me plumb në kokë
21/10/2026 11:31
Një ngjarje e rëndë u zbulua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku në mjetin e tij u gjet i vdekur Ismet Habili, me një plumb në kokë.
46-vjeçari, sipas policisë, dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa në mjet është gjetur edhe arma.
Policia vijon hetimet, për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa sipas burimeve, telefonat e fundit e viktimës ka qenë me të shoqen.
Top Channel