​Kandidati për president i Barcelonës i ashpër me Leo Messin: Ja pse mund të largohet

14/12/2020 09:26

E ardhmja e Lionel Messit me skuadrën e Barcelonës vazhdon të mbetet e paqartë përkundër faktit se ai vendosi të qëndrojë në “Camp Nou” verën e kaluar kur paraprakisht kërkoi edhe zyrtarisht të largohet.

Lionel Messi do të largohet nga Barcelona nëse nuk pranon një ulje page, sipas kandidatit aktual për president, Emili Rousaud.

Rousaud, i cili është në garë për zgjedhjet presidenciale të cilat do të zhvillohen më 24 janar pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu në tetor, diskutoi për të ardhmen e Messit mes pandemisë Covid-19, përcjell KosovaPress.

“Ne do të duhet të ulemi me Messin dhe t’i kërkojmë atij të bëjë një ulje të pagës,” tha Rousaud për “ARA”.

“Tani për tani, me gjërat siç janë, është e paqëndrueshme. Ne do t’i kërkojmë atij të bëjë sakrificën. Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë Messi do të largohet”.

“Messi ka shkruar faqet më të shkëlqyera në historinë e klubit. Ne duhet të nderojmë legjendat tona, por realiteti është ky që është.”

“Unë besoj se gjërat duhet të thuhen ashtu siç janë. Ne nuk mund t’i mashtrojmë anëtarët tanë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që ai të qëndrojë, por gjithmonë me interesat e klubit si prioritare.”, përfundoi ai.

Top Channel