“Drejtësi për Klodianin”/ Ngjela: Është barbari, jo protestë. Kikia: Të protestuarit është gjithmonë gjë e mirë

14/12/2020 14:17

Në studion e Shqipëria Live u diskutua për protestat që janë zhvilluar këto 5 ditë në Tiranë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Avokati Sparkat Ngjela tha se kjo që ka nodhur është barbari, jo protestë: Pse nuk i jepni ju sa semaforë kanë thyer. Urrejtja e barbarëve është semafori.Policia deri tani është profesionale. Si mund të shkatërroni provën për një vrasje. Ata që i shtynë më Saliun në krye kanë frikë nga reforma në pushtet. Gjetën shkak nga një vrasje e thjeshtë. Si mendoni se kanë ardhur fëmijët atje, shumica janë romë të paguar, i ka paguar krimi. Fëmijët nuk i kap ligji.
Ata bëjnë krim, shkelin ligjin, po shkelin pronën publike dhe private. Nuk është revolt kundër korrupsionit, është revolt e paguar nga korrupsioni. Policia nuk mund të lejojë shkatërrimin e shtetit.

Ndërsa pedagogu Ervin Goci tha se protesta është një revoltë masive e të rinjve.

“Në momentin që vritet një njeri, çdo kush ka të drejtë të reagojnë. Janë pak a shumë mosha e Klodianit. Ne i quajmë kot fëmijë, përpiqemi ti vemi etiketime kot, ne Europë 16 vjeç votojnë”, tha ai.

Ndërsa analisti dhe gazetari Mentor Kikia kundërshtoi direkt Ngjelën.

“Është gjë shumë e mirë që sot shohim të rinj që i janë bashkuar protestës pavarësisht kauzës, sepse kemi kërkuar që shoqëria të ngrihet, të kërkojë të drejtat. Nuk ka para që ia vlejnë që policia të të tërheqë zvarrë, nuk ka para para atij gazi lotsjellës. Çdo protestë është politike, është protestë legjitime, në dobi të shoqërisë. Të protestuarit është gjithmonë gjë e mirë”,.

Top Channel