Goditën 39-vjeçarin, arrestohet një person, në kërkim tre bashkëpunëtorët

14/12/2020 10:12
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim pasi 3 bashkëpunëtorët e tij, pasi goditën një qytetar për motive të dobëta në Berat.

Personat në kërkim Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç goditën shtetasin M. N., 39 vjeç duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ai ndodhet ndodhet në spitalin rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç, pasi në lagjen Uznovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur shtetasin M. N., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Top Channel