Vaksina e Pfizer/ SHBA, shpërndahet nëpër shtete

14/12/2020 12:00

Presidenti Donald Trump ka refuzuar një plan që zyrtarët e shtëpisë së bardhë të merrnin vaksinën e koronavirusit në ditët në vijim.

Zyrtarët kishin thënë se pjesëtarë të lartë të administratës Trump do të ishin mes të parëve që do të merrnin vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Por, Trump tha se ai kishte kërkuar një rishikim të planeve. SHBA ka miratuar vaksinën për përdorim emergjent dhe fillon nga dita e sotme. Vaksina ofron 95 për qind mbrojtje kundër covid 19.

Tre milionë dozat e para të vaksinës, aktualisht po shpërndahen në dhjetëra vende në të 50 shtetet amerikane. Ngarkesa e parë më ato doza, doli nga një fabrikë në Micigan të dielën, me punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit që janë të parët në radhë për të marrë vaksinën.

Viktimat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm që nga nëntori në SHBA, me një rritje ditore rekord prej 3309 viktimash të raportuara të shtunën.
Vaksina ishte konsideruar si një pikë kthese në pandeminë e koronavirusit që ka marrë thuajse 300 mijë jetë njerëzish në SHBA.

Administrata amerikane e ilaçeve dhe ushqimit, FDA, tha se autorizimi i saj për përdorim emergjence të vaksinës, ishte një arritje domethënëse në luftën ndaj pandemisë dhe vjen pas presioneve të mëdha të administratës Trump për të miratuar atë.
Doza të së njëjtës vaksinë po administrohen tashmë në britaninë e madhe. Vaksina e Pfizer është miratuar ndërkohë edhe në kanada, bahrein dhe Arabinë Saudite.

Top Channel