Nis punën linja 400 kv me Kosovën/ Fuqizohet blloku energjetik Shqipëri- Kosovë në tregun ndërkombëtar

14/12/2020 12:07

Shqipëria dhe Kosova nisën sot transmetimin e energjisë elektrike përmes linjës 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona.

Kryeministri e quajti këtë zhvillim si një ditë kthese pas një kalvari të gjatë 10 vjecar nisur nga qeveria e paraardhësit të tij por që nuk u kurorëzua me sukses.

Rama: U desh viti 2014 qe qeveria jonë të niste këtë projekt. Katër vite pas përfundimit të projektit bashkë me mikun tim Isa Mustafa kur kemi njoftuar bashkë. Linja nuk u vu në funksion si përpjekje e atyre Arsyeja ishte vetoja e Serbisë. Linja mbeti e papërdorur si pasojë e Serbisë… Kosova nuk merrte një kod pasi pala serbe vuri kusht të varej nga Serbia. Ky është shengeni rajonal. Kështu zgjidhen problemet e rëndësisë së mëdha. Ne arritëm duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon duke njësuar qasjen me mbështetje të BE dhe SHBa ta heqim atë veto e të marrim mbarapsht atë që po bëjmë sot funksionimin e këtij projekti e dy shteteve tona.

Belinda Balluku ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se kjo linjë është një gur kilometrik që fuqizon bllokun energjetik Shqipëri Kosovë në tregun ndërkombëtar të energjitikës.

Top Channel