Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së personazheve që u dalluan në protestën e vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Të ftuarit e sotëm ishin Nertila Haxhia, Qamil Xhani, Enis Drishti, Edi Drishti, Piro Misha dhe Fatmira Nikolli ku diskutuan rreth çështjes së protestës së Klodian Rashës, ku u thyen xhamat e Bibliotekës Kombëtare dhe vajzës e cila qëndroi përballë gazit lotsjellës pa lëvizur.

Nertila Haxhia tha se secili zgjedh vetë të protestojë, ndërsa unë zgjodha formën e fjalës së lirë

“Para se të ulesha aty turma ishte zhvendosur pas Ministrisë së Brendshme, ku më kanë marrë që të iki por unë refuzova. Realisht për disa njerëz ju duket e çuditshme por për mua policët mu dukën si të pafuqishëm. Forma e protestës ku secili zgjedh vetë të protestojë, ndërsa unë zgjodha formën e fjalës së lirë. Ngaqë iku pjesa e turmës larg, mendova se do vazhdonin makinat të ecnin, ku para se tu ulja aty po “turresha” tek ata duke thënë mjaft mos e helmoni më rininë, ku më pas edhe mezi jam çuar nga krevati nga dhimbjet e kockave nga gazi lotsjellës dhe më bënte të fortë kauza drejtësi për Klodianin. Nëse nuk e japim shembullin e drejtësisë duhet ta ngremë zërin”, tha Nertila

Qamil Xhani tha se është goditur nga disa policë në kurriz dhe pas koke pasi po filmonte policinë teksa ata po arrestonin dhe dhunonin dy adoleshentë.

“Kam qenë në zyrë dhe rreth orës 9 dëgjova sirenat e policisë dhe aty është moment kur unë nxjerr telefonin dhe aty shoh dhjetëra forca policie ku po arrestonin në formë të dhunshme dy adoleshentë, ndërkohë një prej oficerëve më thotë largohu dhe unë I them se jam gazetar, ku mu afruan dy policë të tjerë dhe gjatë kohës së shoqërimit pak sekonda më parë më kanë gjuajtur pas koke dhe në kurriz. Pasi gjuajtën po më flisnin por unë po ju kërkoja llogari por nuk më dhanë asnjë shpjegim, arsyeja pse më morën ishte se kisha filmuar dhunën e adoleshentëve dhe I kishin fshirë videot kur më dhanë telefonin. U lirova kur po u bënte gati proçes verbali, ku më shkruhej pjesëmarrje e paligjshme.

Enis Drishti në lidhje me skype nga Shkodra tha se arsyeja e marrjes pjesë në protestë ishte se policia nuk është aty ku duhej.

“Unë isha vetë protestues dhe dola kundër bashkëmoshatarëve duke shuar zjarrin, kishin të drejtë dhe policia nuk ndërhyu duke na lënë të bëjmë çfarë të duam, protesta e Shkodrës ishte shumë mirë e organizuar. Nuk doja të bëja dëme prandaj e shuajta zjarrin, kjo është protesta ime e parë dhe çdo gjë që u bënte nuk u çonim dhe kjo ishte arsyeja që të merrja pjesë dhe u nxita se u bë e mjaftueshme dhe policia nuk është aty ku duhej. Më shumë fola për Shkodrën se atë e pashë me sytë e mi dhe nuk mu duk e drejtë, por për sa kohë protesta ishte e drejtë, në asnjë farë mënyre këto shkatërrime duhet të zbehin kauzën e protestës që po bëjmë”, tha Enis.

Togeri Edi Drishti në lidhje me Skype nga Amerika tha se ishte me mendimin se me dhunë nuk zgjidhë gjë dhe linja e komunikimit është e domosdoshme.

“Jam me mendimin se me dhunë nuk zgjidhë gjë, linja e komunikimit është e domosdoshme. Detyra e policisë në Amerikë është mbrojtja e jetës së njeriut, çdo protokoll i qyteteve i kanë të ndryshme. Në Amerikë para 6 muajsh kishim të njëjtën çështje dhe ne morëm masa komunikimi, ku kemi ndihma të policëve të qytetit dhe duhet të merret masa për drejtuesin e protestës. Në Neë York është përdorur gazi lotsjellës, ku varet nga situate ku ne kemi pasur një plan por protestuesit e kanë prishur planin, ku ne policët duhet të jemi të përgatitur. Shkopi përdoret në çfarëdo lloj situate si psh të largojmë njerëzit. Çdo shtet ka protokollin e vet dhe ne marrim forcë me forcë”, tha Edi Drishti.

Gazetarja Fatmira Nikolli tha se duke menduar gjithë këtë situatë, mua më shqetëson se për herë të parë në 30 vite preket biblioteka dhe nuk kam dashur që me këtë shkrim të ul protestën, por prekja e së shenjtës është e pafalshme ku ne mund të kemi mllef ndaj opozitës, por ka diçka në mes që është e shenjtë për ne.

“Duke menduar gjithë këtë situatë, mua më shqetëson se për herë të parë në 30 vite preket biblioteka dhe nuk kam dashur që me këtë shkrim të ul protestën, por prekja e së shenjtës është e pafalshme ku ne mund të kemi mllef ndaj opozitës, por ka diçka në mes që është e shenjtë për ne. Ajo që unë gjej si motiv që ka çuar këtë sulm në prishjen e institucionit, është se shembja e teatrit ju dha një mesazh një popullsie të gjerë që e shenjta mund të preket, mund të shembet dhe mund të bëhet e re, dhe nuk i gjej shpjegim tjetër kësaj gjëje. Unë nuk besoj se rrethimi me mure do të ishte i vlefshëm, biblioteka nuk duhej të shkatërrohet nga zjarri”, tha Fatmira.

Drejtori i bibliotekës tha se përtej dëmit ju ka dukur shqetësuese për shoqërinë tonë se të gjithë merren me politikën, u prekën me egërsi të madhe dhe pashë dëmtimin e bibliotekës sulmi i parë dhe sulmi i dytë me egërsi duke thyer xhamat, ku ishin grup me 50-60 djem me kapuç dhe shkopinj në duar që thyen 21 xhama dhe dy dyert kryesore.

“Përtej dëmit mua më duket shqetësuese e shoqërisë tonë se të gjithë merren me politikën, u prekën me egërsi të madhe dhe pashë dëmtimin e bibliotekës sulmi i parë dhe sulmi i dytë me egërsi duke thyer xhamat, ku ishin grup me 50-60 djem me kapuç dhe shkopinj në duar që thyen 21 xhama dhe dy dyert kryesore, dhe më duket shqetësuese se çfarë përfaqëson ky segmet ku edhe në 97 nuk janë sulmuar këto ndërtesa. Roja është detyruar të ikë nga furia e gurëve, ne kemi parë denoncim dhe policia nuk ka ardhur për ta parë, dhe këtu çdo gjë zhduket. Shqetësimin e kam ngritur pasi ka ndodhur ngjarja, kemi kontratë me një kompani ku ka një roje tek dera, dhe në 91 turma ka thyer xhamat e kulturës por nuk kanë prekur bibliotekën”, tha drejtori i bibliotekës.

Top Channel