Monitorim nga ajri me dronë/ Kontrolle në fundjavë, arrestohen 2 shoferë të dehur në Berat

14/12/2020 14:56

Gjatë fundjavës, dy persona janë arrestuar në Berat, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Nga ana e specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut duke monitoruar nga ajri me dronë, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për evidentimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që kryejnë parakalime të gabuara, drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Konkretisht, gjatë fundjavës janë vendosur 71 masa administrative:

– 33 masa për parakalime të gabuara,
– 9 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit,
– 29 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit T. H., 28 vjeç dhe N. S., 29 vjeç, të dy banues në Berat, pasi u kapën nga shërbimet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Policia Rrugore e qarkut Berat falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Top Channel