Një grua rreth të 60-ve ka tentuar të bëjë një akt vetëflijues në qendër të qytetit të Durrësit.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në sheshin ”Liria” para bashkisë së Durrësit.

Gruaja ka pasur një bidon me lëndë ndezëse, të llojit benzinë dhe ka kanosur se do t’i vinte zjarrin vetes.

Ndërhyrja e forcave policore ka parandaluar aktin ekstrem, ndërsa është shoqëruar më pas në komisariatin e policisë Durrës.

Nuk dihen ende motivet që e shtynë drejt këtij vendimi, po paraprakisht thuhet se është gjendja e rënduar ekonomike dhe mungesa e ndihmës për të përballuar këtë periudhë të vështirë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej. Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel