Meghan Markle u shfaq papritur në specialen e CNN-it, “Heronjtë”, për të falënderuar të gjithë personat që gjatë emergjencës së koronavirusit janë shqetësuar për të tjerët.

Është kjo hera e parë që Dukesha e Sussex-it shfaqet në publik, pasi ka folur për dhimbjen e saj për abortin spontan të korrikut të kaluar. Megan, ishte ulur në një stol në kopshtin e mega vilës së saj në Los Angeles, ku jeton me bashkëshortin Harry dhe të birin Archie.

Në videon dyminutëshe, Meghan falënderoi të gjithë ata që gjatë pandemisë ndihmuan të tjerët të kapërcenin këtë moment të vështirë.

“Në një vit që ka qenë i vështirë për të gjithë, jam goditur nga historitë që vinin nga komunitetet tona. Në të gjithë vendin, njerëzit kanë lënë mënjanë nevojat e tyre për të mbështetur të tjerët”, ka thënë ajo. “Shumëkush i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga ata që kanë qenë në vështirësi. Përballë këtij realiteti, kemi parë të mirën te njerëzit, kemi parë komunitete të tëra që nuk kanë qëndruar duarlidhur, ndërsa fqinjët e tyre vuanin urie. Kemi parë komunitete që ngrihen në këmbë dhe reagojnë”, ka vijuar Markle. “Sot, ne nderojmë këta heronj të heshtur”, ka përfunduar ajo.

Në fakt, edhe vetë dukët e Sussex-it, në mes të pandemisë ka dalë me projektin Angel Food, në mënyrë krejt anonime, duke u dorëzuar pako me ushqime njerëzve në nevojë. Pavarësisht se e kanë bërë këtë të maskuar, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë objektivave të paparacëve dhe fotot e tyre kanë qarkulluar nëpër botë.

Top Channel