Avokati Spartak Ngjela kundërshton protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë duke i konsideruar barbare.

“Nuk është protestë, është barbari! Policia deri tani është profesionale”- u shpreh Ngjela. I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, i pyetur se përse kjo protestë është e paligjshme, avokati foli i revoltuar pasi sipas tij po shkatërrohet prona publike dhe private. “Nëse ti më shkatërron pronën meriton burg! Policia nuk mund të lejojë shkatërrimin e shtetit.”-tha Ngjela.

Nuk ngurroi të fajësonte ish-kryeministrin Sali Berisha, se është në krye të turmës dh po e bëjnë këtë pasi kanë frikë nga reformat.

Avokati i ka kundërshtuar që në fillim këto protesta nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ai kërkon që vrasja e Klodian Rashës të hetohet pasi mund të ketë arsye të ndryshme pse u vra por jo arsye për të protestuar në mënyrë të dhunshme.

Top Channel