Në Kroaci janë regjistruar 65 viktima dhe 1.472 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve pozitive nga 25 shkurti i vitit 2020, deri më sot është 177.358 dhe 22.769 raste aktive.

Nga fillimi i pandemisë janë kryer 888.080 testime, ndërsa në kurim spitalor janë gjithsej 2.857 persona dhe gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 258 pacientë të rinj.

Në respiratorë janë 284 pacientë, ndërsa nga spitali gjatë 24 orëve të fundit janë lëshuar 148 persona.

Deri më sot janë shëruar 151.884 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci kanë vdekur 65 persona. Në vetëizolim momentalisht janë 54.042 persona në shtetin kroat.

Top Channel