E enjte, 10 Mars 2022
14:56
Basha: Ringritja e PD-së, alternativa e vetme e shpresës për shqiptarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha këtë të enjte se ringritja e PD-së është alternativa e vetme e shpresës për shqiptarët.

14:42
Nuk pranoi të vaksinohej/ Gjokoviç nuk do marrë pjesë në turnetë e tenisit në SHBA

Tenisti serb Novak Gjokoviç ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në turneun Indian Wells dhe Miami, planifikuar për t’u mbajtur në javët e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjokoviç, shpjegoi se ai kishte hequr dorë për shkak të ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara për ata persona që nuk ishin vaksinuar kundër koronavirusit.

14:39
Sulmi ndaj maternitetit dhe spitalit të fëmijëve në Ukrainë, reagon ashpër Polonia dhe Vatikani

Presidenti polak Andrzej Duda e ka quajtur një “akt barbarie dhe gjenocidi” sulmin rus në një maternitet dhe spital të fëmijëve në Ukrainë. Gjithashtu ai ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme kundër Moskës.

14:29
Harris në Poloni: Jo avionëve Mig29, por as sherr me aleatët!

E nisi me Poloninë, do ta vazhdojë me Rumaninë vizitën e saj dy ditore zv/presidentja amerikane, Kamala Harris, fokusi i të cilës është pushtimi rus në Ukrainë dhe ndikimi i luftës në rajon.

14:16
Zëvendës-presidentja amerikane vizitë në Varshavë: Do të bëjmë gjithçka për Ukrainën

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris ka vizituar sot Poloninë, ku ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe presidentin polak Andrzej Duda.

14:10
Kriza në PD, Berisha: Jam në komunikim me të gjithë deputetët demokratë

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha tha këtë të enjte se është në komunikim me të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.

13:51
Rritja e menjëhershme e çmimeve/ Reagon Autoriteti i Konkurrencës: Po hetojmë tregun e karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas shqetësimit të qytetarëve për rritjen e menjëhershme të çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

13:36
Wesley Clark: Putin do të përfundojë si Milloshevici, NATO-ja në luftë po iu prekën kufijtë

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, njeriu që drejtoi fushatën e bombardimeve të aleancës kundër forcave serbe në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, thotë se vendet e saj e NATO-s sot duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur forcat ukrainase në fushën e betejës.

13:35
Gjendja aktuale e luftës Ukrainë-Rusi, Gjermania dhe Franca thirrje Putin-it

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

13:34
Raportim i pazakontë! Gazetari i Top Channel mes bombardimeve në Kiev: Ishte e tmerrshme!

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në Kiev në ditën e 15 të luftës në Ukrainë.

13:07
Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, arrestohen 2 tiransit dhe vihen nën hetim 2 të tjerë

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin policor të koduar “Wednesday”, ku u arrestuan 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

13:05
Hetimet për kanabisin/ Hoxha: Shumica e personave të dyshuar kanë qenë arrestuar gjatë periudhës hetimore

22 persona, mes tyre dy punonjës policie janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni të ndërmarrë nga SPAK në 5 qytete të vendit, për goditjen e grupeve kriminale, ndërsa janë lëshuar 44 urdhër-arreste, ku është caktuar masa e sigurimit ‘arrest me burg’.

12:56
“Ballkanin nuk do ‘ia lemë’ Moskës”, Gjermania “vë veton”

“Sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikë kthese, që tregon urgjentisht…”

12:50
Putini “mbërthehet” në qoshe! Rusia në Hagë: Bombardimi i maternitetit, krim lufte

Ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey nuk ka dyshime: bombardimi i maternitetit në Mariupol nga forcat ruse, përbën krim lufte.

12:36
Tiranë, arrestohet me qëllim ekstradimi 31-vjeçari

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tracking”, ku arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.

12:16
Kosovë, subvencion për bujqit/ Qeveria vendim për naftën për të gjitha kulturat

Ka vazhduar rritja e çmimeve të produkteve esenciale në Kosovë. Këtë të mërkurë, çmimi i vajit ka shkuar deri ne dy euro, nga 1.20 sa ishte dy ditë më parë.

12:15
Gjekmarkaj: Të bashkohen dy pjesët e PD-së, të largohet Basha e të mos kthehet Berisha

Nënkryetari i dorëhequr i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha këtë të enjte se dy frontet e ndara të PD-së, duhet të bashkohen, por pa Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

12:08
Protesta në vend/ Në Kukës, Shkodër dhe Vlorë qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve dhe rritjen e pagave

Qytetarët në qyteteve të ndryshme të vendit janë ngritur në protesta, pas rritjes së çmimeve.

11:51
U ndaluan për trafikim lëndësh narkotike, katër prej të arrestuarve mbërrijnë në policinë e Tiranës

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si rezultat i një operacioni masiv të SPAK.

11:50
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë shkon sot në Kosovë, zbardhet agjenda

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock pritet të mbërrijë sot pasdite në Kosovë.

11:49
Braçe: Të rritet çmimi i naftës nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe Autoriteti i Konkurrencës të mos bëjë asgjë?!

Deputeti socialist Erion Braçe, në një prononcim për mediet para se të futej në kuvend, për seancën e radhës plenare, ka kritikuar Autoritetin e Konkurrencës, që thotë se nuk po ndërhyn për të penguan shtrenjtimin e menjëhershëm e hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

11:35
Lavrov: Putini nuk ka refuzuar asnjë takim me Zelenskyn! Ukrainasit i morën propozimet, presim përgjigjen e tyre

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka refuzuar asnjë takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

11:30
Ministri i Jashtëm rus krahason sërish Kosovën me Ukrainën, Lavrov përmend shqiptarët

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov krahasoi sërish Kosovën me Ukrainën këtë të enjte, pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

11:29
Britania ngrin asetet e Roman Abramovich

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të sanksionojë pronarin e klubit të futbollit të Chelsea, Roman Abramovich. Miliarderi rus është një nga 7 oligarkët rusë, asetet e të cilëve bllokohen, në vendimin e fundit të Downing Street.

11:19
Çështja “Becchetti”/ Mbrojta në arbitrazh, Kushtetuesja merr në pyetje përfaqësuesit e PD-së

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për të mos pranuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”, duke shpresuar se Kushtetuesja të deklarohet në favor të tyre për të vijuar më pas në hetimin parlamentar për këtë çështje.

11:19
Sulmet ruse në spitalet ukrainase/ Lavrov: Maternitetet janë pushtuar nga grupe radikale, Amerika ka prodhuar armë biologjike në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, nga Antalia ku zhvilloi takimin me dhe homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, iu përgjigj pyetjes lidhur me sulmin rus ndaj maternitetit në Mariupol, nëse Rusia po shenjestron gratë shtatzëna, pasi ky është krim lufte:

11:19
Fier, vihen në pranga 4 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Policia e Qarkut të Fierit ka vënë në pranga 4 shtetas, nga të cilët një për organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, një në fushën e narkotikëve, një nga krimi ekonomik dhe një për shkatërrim të pronës me  zjarr.

11:07
Lavrov flet pas takimit me homologun ukrainas: Dakordësi vetëm për çështjet humanitare

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit që zhvilloi me homologu e tij ukrainas, Dmytro Kuleba në Turqi tha se të dy kanë rënë dakord për korridoret humanitare dhe mbrojtjen e civilëve

11:01
Takimi me Lavrov, ministri i Jashtëm ukrainas: S’ka marrëveshje për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Rusinë, pas takimit me homologun rus, Sergey Lavrov.

10:57
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet lezhjani

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Plagosja”.

10:42
Britania e Madhe vendos sanksione ndaj shtatë oligarkëve rusë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj shtatë biznesmenëve rusë, në kuadër të një mase të marrë kundër Rusisë, në luftën me Ukrainën.

10:36
Kushi kujton problemet e Maturës 2021: Këtë vit, hartimi i testit në kushte të larta sigurie, ekipe nga ministria do kontrollojnë procesin

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022.

10:26
Deklarata e fortë e Rusisë: Nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Evropës

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se nuk do të marrin më pjesë në Këshillin e Evropës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut në kontinent.

10:25
Kriza në PD/ Basha: Jemi në proces të thellë reflektimi, gati të bëj çdo gjë në interes të partisë

Kryedemokrati Lulzim Basha tha për mediat këtë të enjte se është në proces të thellë reflektimi dhe se është gati të ndërmarrë çdo veprim në interes të PD-së.

10:14
Tenderi korruptiv i uniformave/ Lirohet nga burgu Edlira Naqellari

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, nën hetim për skandalin e tenderit të uniformave është liruar nga burgu këtë të enjte.

10:12
Protesta për rritjen e çmimeve në Tiranë/ 15 të arrestuar, nën hetim 5 të tjerë

15 shtetas që morën pjesë në protestën e një ditë më parë për rritjen e çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vënë nën hetim.

09:50
Shpërthimi në maternitetin e Mariupol, konfirmohen 3 të vdekur

Tre persona kanë vdekur pasi u plagosën nga një sulm rus me bombë në një maternitet në Ukrainën jugore.

09:46
Plagosën me armë Admir Bajrin në Shkodër/ Makina që përdorën autorët (Foto)

Top Channel ka siguruar foton e makinës që përdorën autorët, të cilët plagosën Admir Bajrin mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dobraç” të Shkodrës.

09:41
Lufta në Ukrainë/ Nis takimi mes ministrave të Jashtëm ukrainas dhe rus në Antalia të Turqisë

Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas takohen sot për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

09:39
Dibër, trashësia e dëborës arrin 15 cm në zonat malore

Edhe Dibra është përfshirë nga reshje dëbore këtë të enjte, edhe pse ndodhemi në mars.

09:32
Reshjet e borës në Kukës/ Rrugët të kalueshme, kërkohet pajisja me zinxhir

Qarku i Kukësit është përfshirë nga rreshjet e dëborës orët e para të mëngjesit të sotëm.

09:29
Goditet nga sulmet ajrore ruse një maternitet në Mariupolit

Një maternitet dhe spital për fëmijë në qytetin e Mariupolit është goditur nga një sulm ajror rus.

09:17
Ukrainë, zëvendës-kryeministrja: Hapen shtatë korridore humanitare

Zëvendës-kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se Ukraina po hap shtatë korridore humanitare të enjten për të ndihmuar civilët të largohen nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse.

09:15
Rekord në Champions, Benzema: Real madhështor, nuk bëra faull te Donnarumma

Real Madrid kompletoi një përmbysje fantastike përballë PSG-së, fitoi 2-1 takimin e dytë dhe siguroi një kualifikim drithërues në çerekfinalet e Champions League pas rezultatit të përgjithshëm 3-2.

08:53
Ministri i jashtëm turk: Qëllimi ynë të bashkojmë Zelenskyn dhe Putin

Takimi i sotëm në Antalia të Turqisë mes ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmytro Kuleba duhet t’i hapë rrugën një takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymr Zelensky.

08:44
Bombardohet shtëpia në Kharkiv, 4 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë

Forcat ruse sulmuan një shtëpi banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, përfshirë dy fëmijë.

08:42
SPAK zbarkon në Vlorë, gjashtë të arrestuar për trafik droge

SPAK ka zbarkuar në Vlorë një natë më parë dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme janë arrestuar gjashtë persona.

08:34
Rusët i vranë gruan dhe dy fëmijët/ Pamjet tragjike, burri mban në duar fotot e tyre

Një burrë ukrainas mësoi në mënyrën më të keqe të mundshme vdekjen e tre familjarëve të tij, gruas dhe dy fëmijëve.

08:28
Borë në mars! Bulqizë, akset kryesore pa probleme

Bulqiza është zgjuar me reshjet e dëborës këtë të enjte.

08:15
Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti sot

Mëngjesi do të nisë me vranësira dhe rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku në zonat Veriore-Verilindore do ketë reshje dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në zonat bregdetare dhe gjatë natës përfshin gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit ulen në […]

E mërkurë, 09 Mars 2022
23:21
Në kohë pandemie/ A respektohen rregullat higjeno-sanitare në qëndrat shëndetësore?!

Dy krevatë gjendeshin vërtet në këtë ambulancë. Por ajo që na ra në sy ishtë fakti se krevatët ishin të mbuluar me batanije.

23:19
Totalisht e degraduar, ambulancës i grabisin pajisjet, dyert dhe dritaret

Rrugëtimi ynë vijon drejt Elbasanit. Fshati që jeni duke parë në këto pamje është Hajdaran.

23:16
Banorët e periferisë së Tiranës me kilometra në këmbë për shërbime shëndetësore

Investimet në shëndetësi kryesisht janë përqëndruar në Tiranë. Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është kthyer në pritësin e pjesës dërrmuese të pacientëve.

23:09
Protestuesit bllokuan rrugët në Tiranë, reagon policia: Mos u përfshini në akte dhune se përballeni me ligjin

Policia e Shtetit ka reaguar për protestën e ditës së sotme pasi qytetarët bllokuan lëvizjen e automjeteve duke i kërkuar që të fiknin makinat.

23:04
Kosovë/ Mbahet takimi me grupin ndër-institucional për anëtarësim në NATO

Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për anëtarësim në NATO.

23:00
Raporti KLSH-së, konçesionarët e shëndetësisë janë paguar miliona euro për shërbime të pa kryera

Le të shohim se çfarë ndodhi me këto kontrata gjatë viteve të pandemisë 2020-2021.

22:57
Ҫfarë nuk na panë sytë në takimin e Rrushes dhe Astritit (FOTO)

Sot u transmetua në Për’puthen takimi i Astritit me Rrushen, i cili ishte i mbushur me momente të bukura.

22:54
Një e treta e popullsisë e pa siguruar, rrezikojnë të mbeten pa shërbime mjekësore

Një e treta e popullsisë së vendit sot llogaritet e pasiguruar dhe detyrohet të paguajë për çdo gjë. Përveç shërbimit të emergjencës, vizitave te mjekët e familjes dhe “check up”-it.

22:48
Thumboi Einxhelin për projektin për të ndihmuar vajzat? Rudina Dembacaj sqaron si është e vërteta

Ëndrra e prezantueses, Einxhel Shkira për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, do të bëhet realitet.

22:46
Shëndetësi falas?! Kostot e kurimit zhysin në varfëri 8% të familjeve

Premtimi për shëndetësinë falas e ka përndjekur kryeministrin Edi Rama gjatë këtyre 8 viteve.

22:33
Rudina Dembacaj: U futa në audicione për të moderuar “Portokalli”, por u gëzova kur pashë Fjoralbën në ekran

Rudina Dembacaj ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku foli për planet për tu bërë nënë për herë të dytë. Ajo u shpreh se e ka në plan prej kohësh por gjen justifikime.

22:22
Delegacioni i Rusisë nuk do të “lëshojë pe” në bisedimet me Ukrainën

Delegacioni rus në bisedimet e paqes me Ukrainën “nuk do të lëshojë asnjë pikë të vetme negocimi”, raportoi sot një agjenci e lajmeve RIA.

22:20
Dita 14-të e luftës në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare për civilët, bombardohet materniteti në Mariupol

Kjo e mërkurë ka shënuar ditën e 14-të të luftës në Ukrainë. SHBA është shprehur e shqetësuar nga vendimi i Polonisë për të dorëzuar avionët e saj Mig-29-ët e tyre në bazën amerikane në Gjermani.

22:20
“Rusia, bomba me vakum në Ukrainë”/ Britania: Zhdukin çdo gjë në rrugën e tyre

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, zyrtarët ukrainas dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë ngritur alarmin mbi përdorimin e mundshëm të armëve termobarike ose “bombave me vakum”.

22:10
Mourinho para sfidës me Vitessen: S’e kuptoj si mund të luhet në këtë fushë?!

Trajneri i Romës, José Mourinho, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Vitesses në Conference League. Portugezi nuk u kursye me kritika për cilësinë e fushës së klubit holandez, duke shprehur habinë si është lënë në atë gjendje.

21:46
Ndarja nga jeta e nënës, flet Fjoralba Ponari: Duhet gjetur forca për tu ringritur, për të frymëzuar të tjerët

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për herë të parë për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare.

21:45
Adriatik Lapaj në Top Talk: Qeveria të mbrojë interesat e popullit, jo të spekulantëve. Të rishikohen taksat mbi karburantin

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ishte i ftuar në “Top Talk”, ku foli për rritjen e cmimeve për të cilat tha se njerëzit po e shohin nga nafta dhe ushqimet.

21:43
OKB reagon pas bombardimit të maternitetit në Ukrainë: Të ndalet menjëherë sulmi ndaj spitaleve!

Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bërën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor, spitaleve, punonjësve të kujdesit shëndetësor, dhe ambulancave.

21:39
Legjenda e Brazilit, Ze Roberto thotë se mund të luajë për Man City edhe pse është 47 vjeç (fotot)

Legjenda e kombëtares braziliane të futbollit Ze Roberto ka bërë një pretendim të guximshëm duke thënë se mund të luajë lehtësisht për skuadrën e Pep Guardiolas Manchester City, megjithëse është 47-vjeç.

21:34
Mori fitoren e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia: Falenderoj të rinjtë me energji shpërthyese, kanë qenë krah meje në betejat për PD

Partia Socialiste ka fituar 5 nga 6 bashkitë që morën pjesë në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura më 6 mars. Partia Socialiste ka fituar në bashkitë Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë Dibër dhe Durrës. Vetëm në Shkodër, garën deri tani po e fiton kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

21:32
Frikësohet Perëndimi: Rusia mund të përdorë armë kimike

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se janë shumë të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

21:13
Sulmi në spital në Ukrainë, reagon ministrja Xhaçka: Akt barbar! Udhëzova ekipin në OKB për t’i bërë presion Rusisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas bombardimit të spitalit të fëmijëve në Ukrainë nga ushtria ruse.

21:05
‘Nuk duam luftë në territorin e NATO’. Blinken: Rusia në fund do ketë vetëm disfatë!

Mënyra më e mirë për të mbrojtur qiejt e Ukrainës është përmes “armëve kundërajrore” kështu tha sekretarja e jashtme britanike Liz Truss në një konferencë të përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në përgjigje të thirrjeve të vazhdueshme të presidentit Zelenskit për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë.

20:55
Betisi dhe Porto dështojnë në shtëpi, Eintracht Frankfurti dhe Lyoni më pranë kualifikimit

Eintrachti i Frankfurtit dhe Lyoni hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/8-ave të Europa League-s.

20:52
“Rusët po ndërrojnë taktikë”/ Britania e Madhe planifikon të furnizojë Ukrainën me raketa anti-ajrore

Mbretëria e Bashkuar po planifikon të dërgojë raketa anti-ajrore në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të luftojë sulmet ajrore vrasëse të Rusisë.

20:43
Protesta për çmimin e naftës, policia shoqëron një person në komisariat

Një person është shoqëruar nga policia këtë mbrëmje, pasi mori pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët për ngritjen e çmimeve.

20:39
Fiks Fare/ Gabimi i gjykatës me numrat dhe emrat e palëve, sorollat qytetarin!

Fiks Fare denoncoi gabimet trashanike të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka ndryshuar emrat dhe numrat e vendimit, duke sorollatur prej muajsh një qytetar.

20:26
Kryeministrja kërkon ndjesë për fëmijët inuitë të sjellë forcërisht në Daninmarkë (fotot)

Kryeministrja e Danimarkës i ka kërkuar sot ndjesë personalisht gjashtë inuitëve etnikë nga Groenlanda të mbijetuar nga 22 fëmijë që ishin marrë me forcë nga familjet e tyre 70 vjet më parë.

20:25
Covid “mbush” dy vjeç/ Nga pacienti zero, dyndjet në spital deri tek rënia e infektimeve

Si sot 2 vite më parë, identifikohet pacienti i parë me Covid-19 dhe së bashku me kontaktin e tij futet në ambientet e spitalit Infektiv, i cili ishte bërë më herët spital për të pritur pacientët e Covid.

20:16
Mitsotakis: Masa të reja mbështetëse për qytetarët, nismë europiane për tavan në çmimet e gazit

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit të tij kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka përsëritur angazhimin e tij se mbështetja e bizneseve, qytetarëve dhe fermerëve do të vazhdojë për aq kohë sa do të zgjasë kriza energjetike.

20:09
“Padrejtësia” e minoritetit grek në Shqipëri, Aleksis Tsipras: Është përgjegjësia jonë t’i mbështesim

Νë një takim me kryesinë e Unionit Demokratik të Minoritetit Kombëtar Grek-Omonia kreu i opozitës grek Syriza Aleksis Tsipras ka nënvizuar mbështetjen e tij ndaj “kërkesës së drejtë”, siç e ka quajtur ai, “ të rivendosjes së pensionit kombëtar për pakicën kombëtare greke” në Shqipëri.

20:08
Shqiptaret e Wuhan/ Silva dhe Josilda, studentet që jetonin në vatrën ku lindi Covid-19

Silva Doçi dhe Josilda Ndreaj, ishin dy vajza shqiptare të cilat u gjendën në Wuhan të Kinës, epiqendrën e shfaqjes për herë të parë të Covid19. Nga Wuhan vendi që ndryshoj rrjedhën normale të gjithë botës, dy vite më parë këto vajza, i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu peripecitë për tu larguar.

20:01
Kolegët që humbëm/ 19 punonjës të medias humbën jetën gjatë pandemisë

Në sektorin e medias në vendin tonë punojnë 5700 persona. Gjatë dy viteve të pandemisë humbën jetën 19 punonjës, 11 prej tyre gazetarë.

20:01
Si u bind Maluma të vinte në Shqipëri, në një vend që nuk e njihte

Uarda Koci tregoi për “Shqipëria Live” se si u bind Maluma të vinte në Shqipëri më 14 mars.

19:59
Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, ndërhyn policia

Protestuesit kanë bllokuar rrugët në Tiranë pasi cmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde në vend.

19:58
Rinisja e jetës/ Dy vite më pas, rikthimi në normalitet është i vështirë

“Mos kini frikë nga ushqimi kinez, jo frikë.”

19:57
Prej disa ditësh, Llogaraja e mbuluar nga dëbora ka krijuar një pamje me të vërtetë mahnitëse

Dëbora në muajin Mars për këtë zonë nuk është e zakonshme por pavarësisht këtij fakti numri i turistëve nuk është shumë i lartë. Janë kryesisht turistë të huaj që e përshkojnë këtë zonë me biçikletë ndërkohë që turistët vendas janë më të ulët në numër, pothuajse fare.

19:54
Mësuesit e pandemisë, nuk u tërhoqën asnjë moment nga profesioni

Mësuese Verën e njoha në vitin 2020, si arsimtaren 75 vjeçare që përballë riskut për shëndetin e saj, në vend të pensionit zgjodhi të vazhdonte misionin për të edukuar.

19:38
Del fotoja/ Ky është 38-vjeçari që u qëllua disa herë me armë zjarri, poza pranë “Benz”-it ku u plagos

Personi që shihni në foto është Admir Bajri, 38-vjeçari që u plagos disa herë me armë zjarri këtë mbrëmje në Dobraç të Shkodrës.

19:33
Çmimet, nisin protestat/ Grumbullime në Tiranë dhe disa qytete, thirrje qeverisë: Hiqni taksat

Çmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde në vend duke arritur të mërkurën në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.

19:28
Bulqiza e pushtuar nga dëbora dhe temperaturat minus 5 gradë

Edhe pse reshjet janë ndalur sot, i gjithë rrethi i Bulqizës por edhe një pjesë e madhe e fshatrave ne Bashkisë  Klos te rrethit Mat janë nën petkun e dëborës dhe ngricave.

19:27
Bombardohet materniteti në Mariupol/ Reagon Zelensky: Kjo është mizori

Në ditën e 14 të pushtimit rus, bombardimet kanë shkatërruar edhe godinën e një materniteti në qytetin e Mariupol, ndërsa ende nuk është e qartë se sa viktima dhe të plagosur ka.

19:22
Berisha: Fitova! PD, dorëhiqet Duma. “Zyrtarizon” lëvizjen kundër Bashës

Fitorja në Bashkinë e Shkodrës dhe mundja e Lulzim Bashës janë të mjaftueshme për Sali Berishën për të pretenduar karrigen e kryetarit të partisë. Betejë, të cilën është i bindur se është fituar jo vetëm ndaj Lulzim Bashës.

19:21
Emri/ Kush është pjesëtari i grupit Bajri që u qëllua disa herë me armë në Shkodër

Admir Bajri është personi që u qëllua disa herë me armë zjarri këtë mbrëmje në Dobraç të Shkodrës.

19:00
Ftesë në 5/ Shtohet familja e Ilir Shaqirit, e bija zbulon surprizën

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Emily Shaqiri.

18:58
Protesta për uljen e çmimit të naftës, qytetarët bllokojnë rrugën: Fikni makinat!

Prej një ore e gjysmë vijon protesta para kryeministrisë pasi qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve të naftës.

18:53
Kosova hedh hapin e madh drejt NATO-s: Lëvizja “e zgjuar” e Prishtinës

Në një lëvizje që e con vendin edhe një hap më pranë NATO-s, ekzekutivi i Kosovës vendosi krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për anëtarësimin në aleancën-veriatlantike.

18:52
”T`i ulim gjakrat”: Rusi-Ukrainë takohen në Turqi, Ankaraja negociatore

Për të parën herë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, do të ketë një takim të ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës.

18:50
EMRI/ Qëllohet disa herë me armë një person në Shkodër, 38-vjeçari u plagos brenda “Benz”-it

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Dobraç të Shkodrës këtë mbrëmje, ku i plagosur ka mbetur një 38-vjeçar.

18:49
Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 75 raste të reja me infektime

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit.