“Rusët po ndërrojnë taktikë”/ Britania e Madhe planifikon të furnizojë Ukrainën me raketa anti-ajrore

09/03/2022 20:52

Mbretëria e Bashkuar po planifikon të dërgojë raketa anti-ajrore në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të luftojë sulmet ajrore vrasëse të Rusisë.

Lajmin e dha Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace në Dhomën e Komunave këtë të mërkurë, i cili tha se rusët po ndryshojnë taktikë.

Rusët po ndryshojnë taktikat e tyre, kështu që edhe ukrainasit duhet ta bëjnë këtë, prandaj është jetike që Ukraina të ruajë aftësinë e saj për të fluturuar dhe për të shtypur sulmin ajror rus”.,” tha ai.

Wallace u tha ligjvënësve se mbrojtja ukrainase ka nevojë të forcohet dhe në përgjigje të kërkesave të Ukrainës, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë vendimin për dhurimin e raketave anti-ajrore me shpejtësi të lartë.

“Ne besojmë se ky sistem do t’i lejojë forcat ukrainase të mbrojnë më mirë qiellin e tyre. Ne gjithashtu do të rrisim furnizimet me racione, pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera ushtarake jo-vdekjeprurëse,” tha Wallace. .

Sekretari i Mbrojtjes tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar ka rritur furnizimin me armë antitank, armë të vogla dhe municione për Ukrainën.

Top Channel