Mourinho para sfidës me Vitessen: S’e kuptoj si mund të luhet në këtë fushë?!

09/03/2022 22:10

Trajneri i Romës, José Mourinho, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Vitesses në Conference League. Portugezi nuk u kursye me kritika për cilësinë e fushës së klubit holandez, duke shprehur habinë si është lënë në atë gjendje.

“Çdo detaj është i rëndësishëm. Grupi është i kompletuar dhe mungon vetëm Spinazzola. Fusha nuk është fushë futbolli. Kam më shumë se 20 vjet që vij këtu dhe fushat kanë qenë gjithmonë të bukura. Nuk e kuptoj si të luaj .

Rotacion në skuadër: “Unë bazohem tek ata që punojnë mirë dhe tani të gjithë janë në formë të mirë. Kundër Atalantës ishte një nga ndeshjet e pakta ku bëmë 5 ndryshime. Tani kemi një skuadër të bashkuar dhe një stol të përshtatshëm. Çdo ndeshje është vendimtare për ne. Jam me lojtarët e mi, por nuk do të jetë xhiro. Do të luajmë me një skuadër dhe stol të fortë.”

Futbolli holandez: “E fillova me Van Gaalin, duhet të shpreh mirënjohjen time. Futbolli sulmues holandez ndoshta po ndryshon duke pasur parasysh fushat e këqija atje. Ata organizuan një koncert “rock”-u aty.”

Top Channel