Sulmi ndaj maternitetit dhe spitalit të fëmijëve në Ukrainë, reagon ashpër Polonia dhe Vatikani

10/03/2022 14:39
Polish President Andrzej Duda speaks during a press conference with the US Vice President at Belwelder Palace in Warsaw, Poland, March 10, 2022. - US Vice President Kamala Harris pays a three-day trip to Poland and Romania for meetings about the war in Ukraine. (Photo by SAUL LOEB / POOL / AFP) (Photo by SAUL LOEB/POOL/AFP via Getty Images)

Presidenti polak Andrzej Duda e ka quajtur një “akt barbarie dhe gjenocidi” sulmin rus në një maternitet dhe spital të fëmijëve në Ukrainë. Gjithashtu ai ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme kundër Moskës.

Pas një takimi dypalësh me zëvendës-presidentin e SHBA-së Kamala Harris, Duda e falënderoi atë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai kërkoi më shumë ndihmë për Ukrainën nga komuniteti ndërkombëtar në këtë situatë të tepër të vështirë për të.

“Ukraina duhet të ndihmohet dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në këtë drejtim,” tha ai.

Lidhur me refuzimin e SHBA-së të një plani polak për të dërguar avionë luftarakë të epokës sovjetike në Ukrainë përmes një baze ajrore SHBA-NATO në Gjermani, ai tha se Polonia ishte gati të furnizonte avionët luftarakë në Ukrainë, por donte që ky të ishte një vendim i përbashkët dhe jo vetëm i Polonisë.

Po ashtu edhe Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin ka shprehur shqetësimin për bombardimin rus të një materniteti dhe spitali për fëmijë në Mariupol, Ukrainë, duke e quajtur atë një veprim të papranueshëm.

Ai përsëriti dëshirën e Vatikanit për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, dhe pse, sipas tij, hapësira për negociata është e vogël.

Top Channel