Sulmet ruse në spitalet ukrainase/ Lavrov: Maternitetet janë pushtuar nga grupe radikale, Amerika ka prodhuar armë biologjike në Ukrainë

10/03/2022 11:19

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, nga Antalia ku zhvilloi takimin me dhe homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, iu përgjigj pyetjes lidhur me sulmin rus ndaj maternitetit në Mariupol, nëse Rusia po shenjestron gratë shtatzëna, pasi ky është krim lufte:

“Sa i përket spitalit, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata për krime lufte, të kryera nga forcat ruse. Në një takim të Këshillit të Sigurimit, treguam fakte për maternitete që janë të pushtuara nga grupe radikale. I kanë larguar gratë shtatzëna dhe kanë ngritur një bazë. Kështu manipulohet opinioni publik.

Ukraina është kthyer në një vend anti rus, Perëndimi u ka kërkuar të deklarohen nëse janë me ne, apo kundër nesh”, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, gjatë fjalimit të tij nuk i kurseu akuzat ndaj Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Perëndimi ka ushtruar presion ndaj Ukrainës pasi i ka kërkuar të deklarojë nëse janë me ata apo në anën e Rusisë, ndërsa Amerika, tha Lavrov, ka eksperimentuar në Ukrainë për të prodhuar armë vdekjeprurëse biologjike.

Presidenti Putin e ka thënë se edhe për territoret e çliruara si Donjesk dhe Luhansk ka pasur plane kundër. Pentagoni ka përdorur fonde amerikane për të eksperimentuar për të krijuar armë biologjike. Ata i kanë mohuar këto zëra, por kjo nuk është për t’u habitur.

Ajo që përfaqësuesi i OKB-së tha se nuk ka fakte për këtë, nuk është për t’u habitur, se SHBA po e bën këtë gjë në fshehtësi të plotë. Ka një konventë që ndalon armët biologjike dhe toksike. Për ata që janë me armë në Ukrainë duhet ta kuptojnë s do tyë mbajnë përgjegjësi, ashtu si ato vende që dërgojnë mercenarë në Ukrainë”.

Top Channel