Thumboi Einxhelin për projektin për të ndihmuar vajzat? Rudina Dembacaj sqaron si është e vërteta

09/03/2022 22:48

Ëndrra e prezantueses, Einxhel Shkira për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, do të bëhet realitet.

Fondacioni “Dritan Hoxha” e ka surprizuar duke i dhënë mundësinë Einxhel Shkirës që nëpërmjet një emisioni televiziv të moderuar nga ajo, të ketë mundësinë të ndihmojnë vajzat për tu arsimuar. Pas kësaj reagoi aktorja e humorit Rudina Dembacaj, e cila tha se këtë nismë e ka marrë një vit e gjysmë më parë, pavarësisht se nuk ka transmetuar pamjet.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, shkroi ajo, krahas një video të publikuar më 8 tetor. Këtë thumbim drejt Einxhelit e ka sqaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”.

Rudina Dembacaj: Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj.

Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në Instagram. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme.

Top Channel